ОТВОРЕНИ РАБОТНИ ПОЗИЦИИ
-
Shpallje për punë Specialist për komunikime
-
Огласот е отворен до: 2023-04-07
Fondacioni Metamorfozis ka nevojë për specialist për komunikime, i cili do t’i bashkohet organizatës dhe do të punojë për të përmirësuar dukshmërinë e punës së organizatës në mënyrë që të ketë një prani më të madhe në hapësirën mediatike. Metamorfozis përpiqet për zgjerimin e grupeve të synuara tek të cilat synon të arrijë me informatat për punën e saj dhe përfitimet prej saj.
Përshkrimin e detyrave të punës dhe kualifikimet dhe aftësitë e nevojshme për pozicionin e mësipërm mund t’i gjeni të bashkangjitur me këtë shpallje.
Përshkrimi i detyrave të punës / Përgjegjësitë e Specialistit për Komunikime:
Specialisti për komunikime (për marrëdhënie me publikun dhe komunikim) është një ofrues i shërbimeve organizative. Ai/ajo ndihmon në sigurimin e komunikimit me cilësi të lartë dhe të dukshmërisë së Fondacionit Metamorfozis. Përgjegjësitë e tij/saj përfshijnë:
- Përgatitjen e Strategjisë për komunikim me publikun;
- Zbatimin e Strategjisë për komunikim me publikun, përkatësisht planifikimin e instrumenteve për zbatimin e saj.
Më saktësisht, nga specialisti për komunikime pritet:
- Të menaxhojë me mjetet e komunikimit në internet;
- Të sinkronizojë me kohë mbajtjen e ngjarjeve publike;
- Të publikojë informacione për ngjarjet publike në kanalet e komunikimit të organizatës;
- Të ftojë mediat që do të marrin pjesë në ngjarjet publike;
- Të marrë pjesë në ngjarjet e planifikuara publike të organizuara nga organizata;
- Të përgatisë materiale për gazetarët e pranishëm në ngjarjet publike; të përgatisë njoftime për shtyp nga ngjarjet publike për shtypin dhe t’i ndajë ato me gazetarët pas përfundimit të ngjarjes, të përgatisë vizualizime dhe përmbajtje të tjera elektronike;
- Të krijojë përmbajtje në lidhje me punën e organizatës në bashkëpunim me koordinatorët e programeve dhe drejtorët;
- Të planifikojë dhe të organizojë intervista tematike të punonjësve në media dhe të planifikojë veprime të tjera për dukshmërinë e organizatës;
- Të krijojë përmbajtje për rrjetet sociale;
- Ta analizojë ndikimin e aktiviteteve të komunikimit;
- Ta orientojë personelin e Fondacionit në zbatimin konsekuent të strategjive të markës dhe të kryejë detyra të tjera sipas nevojës që janë të nevojshme për të përmirësuar dukshmërinë e punës së organizatës.
Kualifikimet dhe aftësitë e nevojshme:
- Të paktën 2 vjet përvojë pune përkatëse;
- Arsimi i lartë, mundësisht në fushën e komunikimit dhe marrëdhënieve me publikun;
- Njohje e shkëlqyer e gjuhës maqedonase dhe angleze, ndërsa njohja e gjuhës shqipe do të konsiderohet përparësi;
- Njohuri të punës së shoqërisë civile, përvoja e mëparshme në këtë sektor është e dëshirueshme;
- Njohuri të avancuara të MS Office: Word, Excel, PowerPoint, njohuri për programet e dizajnit, WordPress, si dhe njohuri për shërbimin MailChimp;
- Përvojë e mëparshme në organizimin e ngjarjeve dhe krijimin e materialeve promovuese;
- Njohuri dhe përvojë me mediat sociale dhe veglat e tjera për informim dhe promovim;
- Përvojë në përpilimin e komunikatave për publikun;
- Përvojë në punë me palë të ndryshme të interesit në të njëjtën kohë, gjegjësisht aftësi për të menaxhuar në të njëjtën kohë projekte të shumta në një mjedis pune dinamik;
- Aftësi të shkëlqyera ndërpersonale dhe komunikuese;
- Aftësi për të punuar në ekip dhe për të punuar në mjedis që e respekton dhe promovon diversitetin.
Organizimi i orarit të punës:
Pozicioni parasheh orar të plotë dhe të rregullt të punës, me angazhime të rastit pasdite dhe në fundjavë gjatë organizimit të ngjarjeve. Pozicioni ofron mundësi për zhvillim dhe avancim personal, një mjedis pune konkurrues dhe dinamik, edhe atë:
- Orë pune gjatë javës: 40;
- Orari i punës nga e hëna deri të premten, nga ora 08:30/09:00 deri në 16:30/17:00.
Mënyra e aplikimit:
Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë biografi (CV) në gjuhën maqedonase dhe letër motivuese në adresat e mëposhtme të e-mail-it: danche@metamorphosis.org.mk, info@metamorphosis.org.mk dhe goran@metamorphosis.org.mk me shënimin “Për shpalljen për specialist për komunikime” më së voni deri më datën 07.04.2023, deri në orën 16:00. Së bashku me biografinë dhe letrën motivuese duhet të dorëzohet edhe një shembull ose një fragment nga një punim i shkruar i kandidatit, kolumnë, artikull e të ngjashme (në gjuhën maqedonase ose angleze).
Vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen.
VULLNETERRIMI
-
Shpallje për punë Specialist për komunikime