DG Connect dhe Komisioni Evropian, në bashkëpunim me ePractice.eu, e organizojnë ngjarjen Krijimi i shërbimeve për e-qeveri nëpërmjet bashkëpunimit.
Kjo ngjarje ka për qëllim të kontribuojë që BE-ja dhe vendet e saja anëtare ta përfundojnë Planin aksional për e-qeveri, duke i trajtuar këto tema:
- Si mund shërbimet e bazuara në bashkëpunim t’i fuqizojnë qytetarët?
- Në çfarë mënyre duhet të përshtaten administratat publike që të jenë më bashkëpunuese?
- A ka shërbime qeveritare që mund të shfrytëzohen më mirë me praktikat për bashkëpunim?
- Si mund t’i kyçim në mënyrë efektive vendet-anëtare dhe si mund të marrim informata kthyese më koncize?
- A është i mundshëm realizimi i qëllimeve të përbashkëta?
- Si mundemi t’i shpërndajmë në mënyrë efektive dhe si mund t’i përcjellim më mirë praktikat më të mira?
- Pse disa vende të BE-së janë më aktive në shërbimet që janë të bazuara në bashkëpunim?
- Si mund ta stimulojmë zhvillimin e shërbimeve të bazuara në bashkëpunim?
- Cilat janë përfitimet (ekonomike) nga ko-produksioni publik-privat i shërbimeve?
- Sugjerime për qëllimet e përbashkëta gjatë futjes në përdorim të shërbimeve të bazuara në bashkëpunim
Kush do të marrë pjesë?
Kjo ngjarje është e dedikuar për vendet anëtare, krijuesit e politikave, mjekët, administratat publike, subjektet që implementojnë projekte për e-qeveri; palët e interesuara në projektet hulumtuese në kuadër të programeve FP6 dhe FP7; hulumtuesit; kompanitë; përfaqësuesit e Komisionit Evropian, si dhe kompanitë dhe/ose qytetarët e interesuar për bashkëpunim në krijimin e shërbimeve për e-qeveri në nivel evropian, kombëtar dhe lokal, etj.
Kur?
24 janar 2013.
Ku?
Komisioni Evropian, Avenue de Beaulieu 25, 1160, salla për mbledhje BU25/S1, Bruksel, Belgjikë
