Më 28 mars, në hotelin Porta, shoqata “Hapni dritaret” mbajti konferencën me titull “Për shkolla fillore me e-qasje: Teknologjia asistuese në arsimin fillor në Maqedoni”. Rreth njëqind pjesëmarrës ishin unanim se zbatimi i teknologjisë asistuese i përmirëson mundësitë arsimore të nxënësve me hendikep. Konferencën e hapën drejtori i Misionit të USAID-it në Maqedoni, Robert Vurc dhe Natasha Janevska, këshilltare shtetërore në Ministrinë për arsim dhe shkencë. Prania e mysafirëve të lartë u shfrytëzua që publikisht të ndahen shpërblimet për punimet më të suksesshme të konkursit “Kompjuteri – dritarja ime drejt botës”.

konf1.jpg Përfaqësues të institucioneve arsimore lokale dhe shtetërore, organizatat relevante të qytetarëve, drejtorët e shkollave, arsimtarët dhe prindërit e nxënësve me nevoja të veçanta arsimore morën pjesë në pjesën punuese.

Të pranishmit u informuan dhe diskutuan për përpjekjet e institucioneve relevante në drejtim të përmirësimit të e-inkluzionit në arsimin fillor. Me anë të shembujve pozitivë, përfaqësuesit e shkollave dhe prindërit i përbashkuan përvojat fillestare nga hapat pioniere për futjen e teknologjisë asistuese në arsim.

konf5.jpg

Pjesëmarrësit u pajtuan se teknologjia asistuese i rrit mundësitë arsimore për nxënësit me nevoja të veçanta arsimore dhe propozuan  masa për futjen e saj në mënyrë sistematike në arsim.

Përfundimet dhe rekomandimet nga konferenca do të publikohen në një publikim të veçantë, si pjesë e projektit “Qasje e barabartë për mundësi të barabarta”, që është i financuar nga USAID-i.

Që t’i shihni prezantimet e folësve në konferencë, vizitoni këto linke: