Më 30 janar 2026, u mbajt takimi i Komitetit Drejtues të Rrjetit të Organizatave të Shoqërisë Civile për Partneritetin për Qeverisje të Hapur (PQH), në ambientet e Fondacionit Metamorfozis. Në takim morën pjesë përfaqësues të 9 organizatave të shoqërisë civile – anëtarë të Komitetit Drejtues.
Në takim u diskutua Propozim-Programi për Punë i Komitetit Drejtues, i cili pas takimit iu dorëzua të gjithë anëtarëve për miratim përfundimtar. Në kuadër të diskutimit, u ngrit edhe çështja e dukshmërisë dhe ndikimit të Rrjetit. Përveç kësaj, Komiteti Drejtues i Rrjetit vendosi që në periudhën e ardhshme të përqendrohet në forcimin e pjesëmarrjes aktive të anëtarëve ekzistues në Rrjet.




