Duke iu bashkuar iniciativës evropiane “Liri në vend të frikës – ndaloni maninë e përgjimit”, organizatat qytetare të Maqedonisë japin mbështetje për përpjekjet e të gjithë mbrojtësve të të drejtave dhe lirive të njeriut që angazhohen për kufizimin e përgjimit të tepruar nga kompanitë dhe autoritetet.

Prej 10 deri më 19 shtator, në një sërë qytetesh evropiane si Berlin, Drezden, Vienë, Luksemburg, Varshavë dhe Bruksel, kjo lëvizje ka organizuar protesta dhe debate se si ruhet e drejta e privatësisë së njeriut nga të gjitha format e ndjekjes, sidomos në sferën digjitale. Kulmi i aktiviteteve janë protestat në Bruksel më 17 shtator, pas të cilave, më 19 shtator do të mbahet edhe debat në Parlamentin Evropian me parlamentarët dhe personelin e Komisionit Evropian. Apeli i lëvizjes thotë:

“Mania e përgjimit vazhdon të zgjerohet. Përgjimi i vendeve të punës është në rritje. Të punësuarit janë nën mbikëqyrje dhe ndiqen në punë, ndonjëherë edhe në jetën private. Njëkohësisht, institucionet qeveritare nuk lëshojnë asnjë mundësi për të na regjistruar, ndjekur dhe kontrolluar. Pa dallim se çfarë bëjmë, me kë flasim, apo kujt i telefonojmë, në cilat grupe anëtarësohemi apo cilat interesa i ndjekim – “vëllai i madh” nga shteti dhe “vëllezërit dhe motrat e vogla” të sektorit afarist janë gjithmonë një hap përpara dhe dalin më të zgjuar se ne, qytetarët. Mungesa e tillë e privatësisë dhe besueshmërisë e rrezikon shoqërinë tonë. Njerëzit, të cilët vazhdimisht ndjejnë se mbikëqyren dhe ndiqen, janë të paanshëm dhe me guxim t’i mbrojnë të drejtat e tyre dhe shoqërinë e drejtë.

Fitimet e rrejshme për sigurinë të cilat shpesh jepen si arsyetim për përgjimin dhe kontrollin, janë shumë të dyshimta: akumulimi i informacioneve për qytetarët nuk kontribuon në mbrojtjen më të madhe prej krimit, por vetëm shpenzon miliarda çdo vit. Masat për përforcim më selektiv dhe të qëndrueshëm të sigurisë injorohen. E njëjta vlen edhe për gjetjen e medikamenteve për problemet më urgjente shoqërore, si papunësia dhe mundësitë e pabarabarta në vendet tona. Mbi këtë, agjenda e shumanshme për reforma të sigurisë çon drejt konvergjencës së kompetencave dhe bashkëpunimit midis policisë, shërbimeve sekrete dhe ushtrisë, me çka lëkundet ndarja dhe ekuilibri i fuqisë. Kjo çon në zvogëlimin e mbrojtjeve kushtetuese prej përgjimit, që shoqërinë tonë e izoloi nga pjesa tjetër e botës.

Mbikëqyrja, si pjesë e jetës së përditshme, ndikon mbi të gjithë ne, jo vetëm mbi pakicat: E rrezikon lirinë tonë të religjionit, lirinë tonë të të shprehurit dhe informimit, të drejtën tonë të lirisë së mediave, lirinë për shoqërim dhe integritet të kompanive. Një numër i madh organizatash qytetare dhe shoqatash profesionale janë të eksponuar ndaj masave jashtëzakonisht të forta të përgjimit dhe kontrollit. Midis të tjerave, midis tyre janë edhe punëtorët në shërbimet këshillëdhënëse, shëndetësi, sindikalistët, gazetarët dhe avokatët.

Respekti ndaj privatësisë sonë personale dhe profesionale është pjesë themelore e dinjitetit njerëzor. Shoqëria e lirë dhe e hapur nuk mund të ekzistojë pa hapësira implicite private dhe komunikim të lirë. Prandaj ju bëjmë thirrje t’u bashkëngjiteni protestave kundër përgjimit dhe kontrollit jashtë mase.

Në Maqedoni, me rëndësi të veçantë është kundërshtimi i “zgjidhjeve” ligjore jokushtetuese me të cilat pushteti herë pas here përpiqet ta legalizojë qasjen e pakufizuar të policisë në komunikimet elektronike, si dhe mosfunksionimin e Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrje  të masave për ndjekje nga MPB dhe MM.

Në RM, zmadhimi drastik i shpenzimeve nga buxheti i MPB-së për masat speciale të ndjekjes, sidomos të Drejtorisë për Sigurim dhe Kontrazbulim, nuk çojnë në rritjen e efikasitetit të MPB-së. Sipas të dhënave të shpallura në ueb-sajtin e tyre, numri i veprave penale është në rritje, kurse koeficienti i efikasitetit të rasteve të zgjidhura ka rënë nga 61,27% në vitin 2005 në 51,03% në vitin 2010.

Organizatat qytetare të nënshkruara u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve të bashkohen me këtë lëvizje mbarë evropiane, sidomos për shkak se të gjitha rrezikimet e integritetit të të dhënave personale në RM ndikojnë drejtpërdrejt në rrezikimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, e marrëdhënieve ndëretnike dhe liritë e mediave.

Me respekt: