Grupi britanik për fushata për privatësi Big Brother Watch, paradokohësh zbuloi se janë bërë thuajse 3 milionë kontrollime në Byronë për dosje kriminale (CRB) në Angli dhe në Uells gjatë vitit 2011, nga ana e rreth 4.000 organeve të regjistruara.
Në fakt, numrat thonë se janë kontrolluar 1 nga 17 britanezë dhe se një numër i madh organizatash kanë pasur qasje te të dhënat private të individëve pa dijen e tyre.
Big Brother Watch njoftoi se numrat janë një “akuzë trishtuese për një vend i cili e ka humbur ndjenjën për proporcion dhe e ka zëvendësuar mendimin e shëndoshë me një copë letër”.
Qëllimi i kontrollimeve të Byrosë për dosje kriminale ka qenë mbrojtja e fëmijëve nga rënia në kontakt me persona të rritur të rrezikshëm, mirëpo realiteti është se çdo person që ka qenë ose nuk ka qenë i dënuar ose të cilit i është tërhequr vërejtja për ndonjë gjë që nuk ka të bëjë me fëmijët, me vetë kontrollimin e dosjes, mund të konsiderohet si kriminel i rrezikshëm.
Një aspekt edhe më shqetësues është ajo se sistemi përsëri është treguar i gabuar, duke bërë që njerëz krejtësisht të pafajshëm të konsiderohen si kundërvajtë seksualë dhe t’i humbin vendet e tyre të punës.
Në vitin 2010, Big Brother Watch e zbuloi joprecizitetin dhe јoefikasitetin e sistemit të CRB-së (i cili duhet të jetë plotësisht i sigurt), gjë që ka shkaktuar mesatarisht 7 gabime në ditë që nga viti 2004.
Më 9 shkurt 2012, gjykatësi i Gjyqit të Lartë, Kenet Parker, tha se sistemi i CRB-së është joproporcional dhe jokompatibil me të drejtën për jetë private, të përcaktuar me Konventën evropiane për të drejtat e njeriut dhe se kjo çështje ka plotësisht të drejtë të shqyrtohet nga Gjyqi e Apelit.
Zëvendëskryeministri Nick Clegg, deklaroi se përmasat e sistemit do të zvogëlohen dhe se Ligji për mbrojtje të lirive përmban plan për zvogëlimin e kontrollimeve të Byrosë për dosje kriminale.
Sa i përket ndryshimeve, ministri për punë të brendshme, Lord Henley, deklaroi: “Ajo që përpiqemi ta bëjmë është të krijojmë një sistem i cili do t’i ofrojë masat e nevojshme mbrojtëse, por nuk do t’i bëjë prindërit të ndjehen se fëmijët e tyre automatikisht janë të sigurt – prindërit përsëri duhet ta kenë për detyrë që të kujdesen për fëmijët e tyre duke i këshilluar për rreziqet potenciale”, duke shtuar njëkohësisht se shkollave dhe organizatave të tjera do t’u lejohet që të insistojnë për kontrollime të dosjeve kriminale.
- 3 Million Background Checks in 2011 (10.02.2012)
- The Grim Consequences of CRB Mistakes (22.04.2010)
- CRB checks ‘near 3m’ says Big Brother Watch (10.02.2012)
- Student in legal challenge to criminal record of GMP warning for stealing bikes when he was aged 11 (9.02.2012)
Burimi: ЕDRI-gram „UK: 3 million checks on criminal records in 2011“ 15 shkurt 2012.
