Sektori shëndetësor mund t’i zvogëlojë harxhimet dhe ta rrisë sigurinë e sistemeve të tyre të TI me përdorim më të madh të softuerit me kod të hapur, thuhet në hulumtimin e Institutit për shëndetësi digjitale të Universitetit Warwick dhe Qendrës për informatikë shëndetësore dhe arsim multiprofesional pranë Fakultetit të Mjekësissë UCL.

“Softueri me kod të hapur, në fakt mund të ofrojë siguri më të madhe se sa zgjidhjet më të shtrenjta alternative. Licencimi i softuerit me kod të hapur te sistemet informatike në shëndetësi, është me rëndësi të madhe për strategjinë për furnizime racionale”, shkruajnë prof. Xheremi Uajat dhe dr. Karl Xh. Rejnolds, në punimin shkencor të botuar në revistën shkencore Medical Internet Research, në shkurt të vitit 2011.

“Ne konsiderojmë se sistemet informatike në shëndetësi (HIS) me softuer të licencuar me kod të hapur, ofrojnë mundësi kyçe për promovim të sistemeve efektive nëpërmjet rritjes së angazhimit të klinikave në zhvillimin e softuerit, nxitjes së inovacioneve, përmirësimit të përdorshmërisë së sistemeve dhe zvogëlimit të harxhimeve, dhe për këtë arsye mendojmë se ato duhet të jenë kyçe për furnizim racional të HIS”.

Në punimin e tyre, hulumtuesit e refuzojnë argumentin se softueri i lirë i bën shfrytëzuesit e tij më të përgjegjshëm për gabime se sa shfrytëzuesit e softuerit jo të lirë. “Zakonisht një organizatë e madhe e paguan një bashkëpunëtor të jashtëm për përkrahje dhe implementim të softuerit me kod të hapur. Shumë firma që ofrojnë softuer të lirë u ofrojnë kompensim ligjor klientëve, në të njëjtën mënyrë si edhe shitësit komercialë të softuerit”.

Ata gjithashtu thonë se është “shumë e palogjikshme” të shfrytëzoni standarde të TI të cilat nuk janë të implementuara nga së paku një zgjidhje e bazuar në kod të hapur. “Të kihet implementim të ndonjë standardi të bazuar në softuer me kod të hapur d.t.th. edhe se standardi ka më shumë gjasa të ketë kualitet më të lartë dhe se standardi ka më shumë gjasa pranohet më gjerësisht. Në fakt, është vërejtur se të gjitha standardet e suksesshme të hapura kanë implementime të bazuara në softuer me kod të hapur”.

Burimi: OSOR.eu „UK: Researchers say open source lowers costs, increases security“ 31 mars 2011.