Agjencia evropiane e gjithësisë (ESA) dëshiron të publikojë një pjesë më të madhe të softuerit të saj me kod të hapur. Agjencia po e konsideron mundësinë që të përdorë sistem për përcjellje të kodit burimor që të ndihmojë në “shthurjen” e kodit i cili mund të vihet në dispozicion si kod burimor dhe si programe të cilat për çfarëdo qoftë arsye, tani nuk janë në dispozicion.
Planet e ESA-s për softuer me kod të hapur janë temë e studimit të rastit, që e publikoi OSOR më 14 nëntor.
Sipas studimit të rastit, pjesa më e madhe e aplikacioneve të ESA-s janë zhvilluar nga ana e kontraktuesve dhe Agjencia nuk ka kontroll të drejtpërdrejt mbi procesin e tyre të zhvillimit. Para se t’i përbashkojnë këto aplikacione me të tjerët, hulumtuesit duhet të sigurohen se kodi i ESA-s nuk përmban ose nuk shfrytëzon licenca jokompatibile.
ESA thotë se strategjia e saj për softuer me kod të hapur e promovon bashkëpunimin.
Për momentin, Agjencia shfrytëzon licenca për softuer me kod të hapur, kryesisht për aplikacione që kanë të bëjnë me mbikëqyrjen dhe studimin e Tokës. Megjithatë, sipas studimit të rastit të realizuar nga OSOR, agjencia e shqyrton mundësinë për zbatimin e këtij lloji të licencave edhe në sisteme të tjera softuerike.
ESA dëshiron ta zvogëlojë numrin e licencave që i shfrytëzon, thuhet në studimin e rastit. Kjo duhet të jetë në dobi të projektit të saj për softuer me kod të hapur.
Burimi: ЕDRI-gram „More open source software at European Space Agency“ 21 nëntor 2011.
