Hulumtimi për arsim dhe mësim inovativ po zgjerohet për të përfshirë vende të reja, ndërsa programi i Microsoft-it Partnerët në Mësim ofron vegël të re që do t’i mundësojë çdo shkolle ta masë sukesesin e saj në mësimin e shkathtësive të shekullit 21.

Sot korporata Microsoft i shpalli konstatimet fillestare nga hulumtimi i saj për Arsim dhe mësim inovativ (ITL) të realizuar në më shumë vende, i cili tregon se studentët në shkollë mund t’i përfitojnë shkathësitë e nevojshme për punë dhe jetesë në shekullin 21, mirëpo në praktikë kjo gjë ndodh rrallë. Edhe pse udhëheqësit e arsimit vazhdimisht apelojnë për ndryshim, politikat dhe sistemet arsimore në shumicën e vendeve akoma nuk japin definicione të qarta të shkathësive të shekullit 21, apo udhëzime për arsimtarët se si t’ua mësojnë dhe t’i vlerësojnë këto shkathtësi.

Ky studim që vazhdon, i përkrahur nga program i Microsoft-it – Partnerë në Mësim, është pjesë e një përpjekjeje ambicioze ndërkombëtare për vlerësim të praktikave inovative të mësimdhënies – siç janë mësimi i bazuar te studentët, zgjerimi i mësimdhënies jashtë klasës, dhe shfrytëzimi i teknologjive informatike dhe të komunikimit (TIK) në klasë – dhe efekti i tyre mbi atë se sa studentët i demonstrojnë shkathtësitë siç janë puna në ekip, zgjidhja e problemeve dhe komunikimi efikas. Hulumtimi ka për qëllim t’u ndihmojë administratorëve dhe krijuesve të politikave ta kuptojnë më mirë raportin në mes të qëllimeve të politikave, praktikave nga klasat dhe rezultatet e mësimit të studentëve në numër të madh të mjediseve shoqërore, ekonomike dhe kulturore.

Në vitin e parë hulumtimi u menaxhua nga SRI International në koordinim me qeveritë e Finlandës, Indonezisë, Rusisë dhe Senegalit, të cilat u përzgjodhën mu për shkak të sistemeve të llojllojshme arsimore.

“Krijuesit e politikave arsimore dhe udhëheqësit e shkollave një kohë të gjatë kanë shprehur gatishmëri për transformim të arsimit ashtu që studentët t’i përfitojnë shkathtësitë e nevojshme”, deklaroi Entoni Salcito, nënkryetar për arsim botëror në Microsoft.  “Problemi qëndron në atë se politikat nuk zbatohen në terren. Shumica e arsimtarëve nuk dijnë se si t’i implementojnë këto ide me nxënësit e tyre.“

Burimi: Microsoft News Center “New Research Shows Students Not Getting the Right Skills for Work and Life” 10 janar 2011.