Përpjekjet absurde të kompanive të caktuara që ta censurojnë internetin tani më paraqesin arsye serioze për brengosje. Ky trend edhe më tepër brengos, kur censurimi i tillë privat fiton përkrahje politike.

Javën e ardhshme, Parlamenti Evropian do të votojë për një rezolutë jo-detyruese për përkrahje të ndalesës së të “gjitha formave të pornografisë” (paragrafi 17), rregullimin e të cilës në internet do ta bëjnë kompani private (paragrafi 14).

Konkretisht, kjo do të thotë se nga Facebook-u dhe nga kompanitë e tjera do të kërkohet t’i rregullojnë komunikimet nëpërmjet internetit. Kjo do të dukej kështu:

  • Facebook-u e ka ndaluar ndonjë fotografi për shkak se softueri i tij për censurim automatik gabimisht bërrylin e ka regjistruar si thith,
  • Facebook-u e ka ndaluar ndonjë fotografi nga kukullua prej porcelani për shkak se dy diamantë u kanë përngjarë thithave,
  • Facebook-u e ka ndaluar karikaturën “Adam dhe Eva” në revistën New Yorker për shkak se dy pika në karrikaturë u kanë përngjarë thithave të Evës (pikat për thithat e Adamit janë të pranueshme, sipas kushteve për shfrytëzim të Facebook-ut!)
  • Facebook-u ka ndaluar ueb-faqe të tëra për përkrahje të grave gjidhënëse, për shkak se ato konsiderohen “të pahijshme”.

Më saktë, propozimi:

  • kërkon nga Komisioni Evropian të ndërmarrë masa për ndalimin e “të gjitha llojeve të pornografisë” (në bazë të definicionit të kujt? Mbulimi i lakuriqësisë në filma dhe në vepra të tjera artistike? Askush nuk e di).
  • kërkon (sikurse në ACTA) rregullimin e lirisë së komunikimit në internet nga ana e kompanive private, që është në kundërshtim me ligjin. Rezoluta propozon zbatimin e “barazisë gjinore” nëpërmjet “Kartës të cilës do të duhet t’i bashkangjiten të gjithë operatorët e internetit”.

Për fat, në qoftë se miratohet, propozim-rezoluta nuk do të jetë e detyrueshme në aspekt ligjor. Rezoluat është përgatitur në mënyrë mjaft të keqe dhe pothuajse është tepër absurde për t’u marrë seriozisht. Megjithat, është me rëndësi që Parlamenti Evropian të mos e rrënojë kredibilitetin e tij me propozime të këtilla. Poashtu, është me rëndësi që të mos e përkrahë privatizimin e rregullimit të lirisë së të folurit.

Votimi është ditën e martë (12 mars 2013)

Burimi: ЕDRI-gram „European Parliament considers a ban on “all pornography”, policed by private companies“ 7 mars 2013.