Institutet për arsim të lartë në Francë patjetër duhet t’i ofrojnë shërbimet dhe materialet e tyre mësimore digjitale kryesisht si softuer i lirë, vendosi parlamenti francez të martën pasdite. Ligji i ri për arsim të lartë dhe hulumtim përmban një nen me të cilin softueri i lirë fiton prioritet.
Muajin e kaluar, komisioni i përbashkët i Senatit dhe Kuvendit popullor të Francës ishte pajtuar rreth tekstit të ligjit të ri. Kjo ishte përpjekja e dytë brenda tre muajve që të sillet ligj me të cilin softuerit të lirë i jepet prioritet. Përpjekja e tyre e parë për ta shtuar atë në planin për reiorganizim të shkollave shtetërore u riformulua dukshëm nga ana e qeverisë kur u çështje diskutimi në Kuvend. Kësaj radhe qeveria mund vetëm ta kundërshtojë ose ta pranojë dispozitën, por jo edhe ta ndryshojë.
Hapi i parë
Linagora, kompania që ofron shërbime për TKI që kanë të bëjnë me softuerin e lirë, iu falënderua senatorëve dhe deputetëve për votat e tyre. Në njoftim, drejtori kompanisë, Alexandre Zapolsky, tha se është e domosdoshme që administratat publike t’i japin prioritet softuerit të lirë. “Softueri i lirë korespondon 100 për qind me vlerat dhe qëllimet e tyre”. Kompania shpreson se edhe institucionet e tjera qeveritare do ta ndjekin këtë hap.
Grupi për përfaqësim për softuer të lirë, April, e përshëndeti këtë vendim një njoftimin e tij. “Për herë të parë në Francë, dhënia prioritet softuerit të lirë është përfshirë në ligj”. Grupi shton se ka kontribuar shumë për diskutimin dhe e konsideron ligjin si hap të parë drejt një politike publike që është në dobi të softuerit të lirë. “Softueri i lirë garanton se çdokush ka qasje deri te informatat dhe se studentët nuk janë vetëm konsumatorë të thjeshtë të produkteve digjitale”.
Burimi: Joinup.eu „French parliament makes free software law for higher education“