Ministria e Administratës Publike, në bashkëpunim me Fondacionin Metamorfozis dhe Qendrën për Komunikime Qytetare, organizon Konferencë për fillimin e procesit të bashkë-krijimit të Planit Kombëtar të Veprimit për Partneritetin për Qeverisje të Hapur 2026–2028, e cila do të mbahet më 2 prill (e enjte) 2026, në Klubin e organeve të administratës shtetërore, me fillim në orën 11:00.
Konferenca do të shënojë fillimin e një procesi gjithëpërfshirës për përcaktimin e prioriteteve dhe angazhimeve në kuadër të Planit të ri Kombëtar të Veprimit për Partneritetin për Qeverisje të Hapur, përmes pjesëmarrjes së përbashkët të institucioneve, organizatave të shoqërisë civile dhe aktorëve relevantë. Ngjarja do të hapë diskutim për vizionin strategjik dhe përkushtimin institucional ndaj Partneritetit për Qeverisje të Hapur, si dhe për përfitimet konkrete nga pjesëmarrja, duke përfshirë transparencën, llogaridhënien, përfshirjen dhe institucionet e hapura.
Në kuadër të agjendës janë paraparë prezantime dhe diskutime në panel me përfaqësues të institucioneve dhe shoqërisë civile, si dhe punë interaktive në grupe tematike për bashkë-krijimin e fushave prioritare si antikorrupsioni, hapësira qytetare, qeverisja digjitale, mjedisi jetësor dhe institucionet e hapura.
Një pjesë e mbështetjes për organizimin e konferencës është mundësuar nga projekti “Së Bashku për Partneritetin për Qeverisje të Hapur: Mbështetje për Procesin e Zbatimit dhe Dizajnimit të së Ardhmes”, i financuar nga Sekretariati për Partneritetin për Qeverisje të Hapur.




