Bardhyl Jashari

Bardhyl Jashari është drejtor i Fondacionit Metamorphosis (në Maqedoni). Interesat e tij profesionale kryesisht janë në sferën e teknologjive, mediumeve, lëvizjes qytetare, e-qeverisjes dhe pjesëmarrjes. Paraprakisht ai ka punuar si koordinator i Programit për Inforcion në Fondacionin Open Society (Shoqëri e Hapur) – në Maqedoni. Në të dy kapacitetet, ai ka udhëhequr projekte në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, duke qenë në bashkëpunim të ngushtë me organizata të tjera ndërkombëtare, organe qeveritare, sektorin civil dhe atë të biznesit.

Ai është anëtar i Këshillit kombëtar për Shoqëri Informatike të Maqedonisë dhe ekspert kombëtar për Maqedoninë i çmimit të samitit botëror të OKB-së. Në të kaluarën ai ka qenë anëtar i grupit të punës për strategjinë nacionale për zhvillimin e shoqërisë informatike dhe ka shërbyer si komesar në Agjencinë për komunikime elektronike (26.04.2005  -  06.10.2010).

Bardhyli ka magjistruar në Fakultetin për Administratë Publike pranë Universitetit 12 në Paris. Është i inxhinjer i informatikës - drejtimi i sistemeve informatike në Universitetin e Zagrebit, Fakulteti për organizim dhe informatikë - Varazhdin (Kroaci).

Filip Stojanovski

Ka diplomuar në Universitetin Grejslend në SHBA dhe ka magjistruar për menaxhment të e-bizneseve në Universitetin Paris 1 - Panteon Sorbonë në Francë.

Prej vitit 1995 është aktiv në shoqërinë civile të Maqedonisë nëpërmjet projekteve vullnetare për mbrojtje të konsumatorëve dhe atyre për e-botime, si dhe nëpërmjet angazhimeve profesionale në cilësi të ekspertit për TI. Shkruan për tema që kanë të bëjnë me shoqërinë informatike për mediumet në Maqedoni.

Në kuadër të Fondacionit Metamorfozis, obligimet e tij përfshijnë koordinim të projekteve, hulumtime dhe analiza, si dhe marrëdhënie me publikun. Në vitin 2005 ishte anëtar i Grupit punues që ishte përgjegjës për Strategjinë nacionale për zhvillim të shoqërisë informatike në RM.

Marija Pançevska

Ekonomiste e diplomuar në departamentin e Menaxhimit Financiar në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin "Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup.  Interesat e saj profesionale janë në fushën e menaxhimit financiar dhe auditimit. Përvoja e saj e punës është në fushën e menaxhimit të financave publike, kontabilitetit, monitorimit të projekteve IPA, si dhe në aktivitetet për zbatimin e standardeve ISO.

Ajo u bashkua me ekipin e Fondacionit Metamorfosis në korrik të vitit 2017 si koordinatore e granteve, dhe më pas si menaxhere financiare nga prilli i vitit 2018. Nga janari i vitit 2019, ajo është drejtore e financave dhe administratës. Përgjegjësitë e saj në Fondacionin Metamorfozis përfshijnë parashikimin financiar, planifikimin, buxhetimin dhe kontrollin financiar.

Goran Rizaov

Koordinator i projekteve në Fondacionin Metamorfozis, përndryshe gazetar profesionist me përvojë shumë vjeçare në mediat e shkruara dhe ato elektronike. Punon kryesisht në projekte që lidhen me qeverisjen e mirë, të dhënat e hapura, analizën dhe vizualizimin e të dhënave.

Goran ka qenë bursist i zhvillimit profesional në vitin 2011/2012, kur studioi gazetari të bazuar në të dhëna dhe mediat online në Fakultetin e Gazetarisë dhe Komunikimit Masiv “Walter Cronkite” në Feniks të SHBA-ve. Ai është gazetar i diplomuar në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup. Në vitin 2015 ai e mori çmimin për gazetari hulumtuese "Nikolla Mlladenov".

Milla Josifovska Danillovska

Profesoreshë e diplomuar e gjuhës dhe letërsisë angleze në Universitetin “Shën. Kirili dhe Metodi” - Shkup, me përvojë pune shumë vjeçare në sektorin e shoqërisë civile dhe kontribut të veçantë në fushën e punës rinore dhe vullnetarizmit. Ajo u bashkua me ekipin e Fondacionit Metamorfozis në maj të vitit 2019 dhe punon si koordinatore e projektit ACTION SEE - Përgjegjësi, Teknologji dhe Rrjet i institucioneve të hapura në Evropën Juglindore.

Përvoja e mëparshme e punës bazohet në punën me të rinjtë dhe projektet evropiane si pjesë e Këshillit drejtues të Shoqatës Qendra për Dialog Ndërkulturor, dhe në ngritjen e kapaciteteve të të rinjve dhe punonjësve me të rinjtë, si trajnuese për tema që kanë të bëjnë me arsimin joformal, punën me të rinjtë, vullnetarizmin dhe përfshirjen sociale. Shfaqet si redaktore, autore dhe përkthyese e disa publikimeve dhe doracakëve.

Vladimir Petreski

Kryeredaktor i Shërbimit për verifikim të fakteve në media (proverkanafakti.mk).

Ai është gazetar dhe kryeredaktor afatgjatë. Ai ka qenë pjesë e magazinës Mlad Borec , Demokratski Forum, Republika, Republika Mladost  (Republika Youth), MILS – Macedonian Information & Liaison Service (më vonë e riemëruar si Qendra për Informim në Maqedoni).

Në 5 vitet e fundit, para se të emërohej kryeredaktor i MFSC - ai ishte redaktor biznesi i gazetës së përditshme Spic (2009-2011), më vonë në Plusinfo (plusinfo.mk - 2011-2012), Libertas (libertas.mk – 2012) and NovaTV (novatv.mk – 2013).

Elida Zylbeari

Gazetare dhe redaktore me përvojë disavjeçare. Ajo është udhëheqëse e projekteve në Fondacionin Metamorfozis, të cilat kanë të bëjnë me lirinë e të shprehurit dhe përforcimin e mediave në Maqedoninë e Veriut.

Ka diplomuar në Fakultetin e Shkencave të Komunikimit dhe ka magjistruar në drejtimin Diplomaci në UEJL në Maqedoni.

Nga viti 2012, ajo është kryeredaktore e portalit informativ në gjuhën shqipe www.Portalb.mk.

Nga viti 2018 është kryeredaktore e versionit shqip të projektit për promovimin e shkathtësive mediatike elementare “Mendim kritik për qytetarë me shkathtësi mediatike – CriThink”.

Ka qenë anëtare e bordit në Këshillin e Etikës të Mediave në Maqedoni në vitet 2014-2018.

Nga viti 2012 deri në vitin 2014 ishte kryeredaktore e versionit shqip të projektit “Shërbimi për verifikimimin e fakteve në media”.

Është trajnere certifikuar nga TechSoup Europe në sferën e luftimit të dezinformatave dhe edukimit mediatik.

Ka marrë pjesë si paneliste në konferenca të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare për çështjet që lidhen me lirinë e fjalës dhe medias, shkathtësitë mediatike, gazetarinë digjitale dhe hulumtuese, qeverisjen e mirë dhe transparencën.

 

Anita Milanovska

Ka diplomuar ekonominë e biznesit në Universitetin e Shën Kirilit në Shkup. Ajo ka eksperiencë pune në lëminë administrative dhe finansa në disa kompani ndërkombëtare, si dhe në lëminë e buxhetit finansiar në arsim.

Përgjegjësitë e saj në Fondacionin Metamorphosis përfshijnë punën administrative dhe evidencën e shpenzimeve si dhe përgaditjen e raporteve finansiare për projektet.

Elena Stojanova

Inxhiniere e diplomuar në Universitetin "Shën Klimenti i Ohrit” - Manastir

Ajo bashkohet me ekipin e Fondacionit Metamorfozis në mars të vitit 2018, si asistente administrative-financiare. Përgjegjësitë e saj përfshijnë pjesëmarrje aktive në projektet aktuale të Fondacionit Metamorfozis në fushën e administratës dhe financave. Ajo gjithashtu kontribuon në punët e tjera administrative në lidhje me funksionimin e Fondacionit.

Përvoja e saj e mëparshme e punës është në fushën e sigurimeve (jo të jetës), së pari si agjente e sigurimeve, e më vonë është përfshirë në procedurat e furnizimeve publike (përgatitjen dhe dorëzimin e ofertave financiare, pjesëmarrjen në ankande elektronike, etj.) përmes SEFP (Sistemit elektronik për furnizime publike) në një kompani të sigurimeve në Maqedoni.

Marijana Jançeska

Magjistre e kulturës me studime të kryera të specializimit në fushën e menaxhimit të komunikimeve. Karriera e saj në sektorin e shoqërisë civile përfshin përvojë shumë vjeçare si koordinatore e granteve, koordinatore e projekteve dhe specialiste për monitorim dhe vlerësim. Shfaqet si redaktore, autore dhe përkthyese e disa publikimeve.

U bashkua me ekipin e Fondacionit Metamorfozis në dhjetor të vitit 2020 dhe punon si specialist për hapje dhe angazhim  të projektit të USAID-it për Pjesëmarrjen Qytetare.

Despina Kovaçevska

Specialist edukatore dhe rehabilitatore me përvojë shumëvjeçare në edukimin e fëmijëve me nevoja të veçanta dhe trajnuese për përfshirjen e nxënësve me aftësi të kufizuara në programin Erasmus. Ajo e filloi karrierën e saj si grantiste e Qendrës LGBT dhe Komitetit të Helsinkit dhe punon në zhvillimin e kapaciteteve të komuniteteve të margjinalizuara. Më vonë u bë pjesë e projektit "Përkrahje për reformat zgjedhore në Maqedoninë e Veriut" të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), ku fitoi njohuri për monitorimin e programit qeveritar.

Në Fondacionin Metamorfozis ajo është e punësuar si specialiste pë monitorimin e mediave.

Valon Abdiu

Inxhinier i diplomuar i informatikës, në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore në Universitetin "Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup. Ka përvojë shumëvjeçare (që nga viti 1999) duke punuar me organizata ndërkombëtare në Maqedoni, duke përfshirë Misionin e OSBE-së në vend, në pozitat e koordinatorit të projekteve, asistentit të lartë administrativ dhe përkthyesit.

Në periudhën 2009-2011, ka punuar si asistent në Departamentin e Informatikës në kuadër të FSHMN-së në Universitetin e Tetovës. Ai ishte gjithashtu koordinator i programit të shkëmbimit të studentëve Erasmus në këtë Universitet.

Ai ka bashkëpunuar me Fondacionin Metamorfozis që nga viti 2009, dhe që nga viti 2011 punon si përkthyes i përmbajtjeve që publikohen në ueb-faqet e projekteve përkatëse. Që nga gushti i vitit 2017, ai është koordinator i projektit "Techsoup" për rajonin e Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kosovës. Ai gjithashtu e koordinon projektin “Meet and Code” në kuadër të Javës evropiane të programimit (EU Codeweek).

Bojan Blazhevski

Doktor i shkencave politike, në modulin "Demokracia në kushtet e globalizimit" në Institutin për Hulumtime Sociologjike dhe Politike - Juridike në Universitetin "Shën Kiril dhe Metodi” në Shkup. Magjistër në Media dhe Komunikime, gazetar i diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë "Justiniani i Parë". Nga korriku i vitit 2011 deri në mars të vitit 2019 ka punuar si gazetar në portalin për arkitekturë, ndërtimtari dhe zhvillim urban “Bild.mk”. Në vitin 2016 ishte bursist i Bursës Ballkanik për Përsosmëri Gazetareske (Balkan Fellowship for Journalistic Excellence). Një vit më vonë, ishte bursist “Thesaurus Poloniae” i bursës të Ministrisë së Kulturës dhe Trashëgimisë Kombëtare të Republikës së Polonisë dhe Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës në Krakov. Realizoi një qëndrim doktorature në Nova Goricë dhe Lubjanë - Slloveni (2013) dhe një qëndrim postdoktoral në Krakov - Poloni (2017). Në vitin 2018, ai e mori Çmimin “Jean Monnet” për storjen më të mirë gazetareske. Që nga shkurti i vitit 2019, ai është gazetar në agjencinë e lajmeve "Meta".

Olivera Vojnovska

Gazetare politike me pothuajse 30 vjet përvojë pune.  Karrierën e saj si gazetare e filloi në gazetën e përditshme "Nova Makedonija", ku punoi në periudhën nga viti 1993 deri në vitin 1999, e pastaj nga viti 1999 deri në vitin 2011 vazhdoi në "Utrinski Vesnik".

Gjatë viteve të fundit ajo ka qenë e angazhuar në projekte që kanë të bëjnë me standardet profesionale dhe etike në gazetari, si dhe projekte për llogaridhënien dhe qeverisjen e mirë. Nga viti 2013 deri në vitin 2015 ajo ishte recensente në "Shërbimin e Verifikimit të Fakteve në Media", ndërsa që nga dhjetori i vitit 2015 është redaktore në "Vërtetmatës".

Ka diplomuar në Fakultetin e Ndërtimtarisë në Universitetin "Shën Kiril dhe Metodi” në Shkup.

Teofill Bllazhevski

Ai punon si redaktor dhe gazetar në Fondacionin Metamorfozis, në projektet mediatike: “Shërbimi i Verifikimit të Fakteve në Media” dhe “Vërtetmatës” që nga viti 2015.

Blazhevski është gazetar i diplomuar, i cili ka avancuar arsimin e tij formal me trajnime të shumta në Maqedoni dhe jashtë saj.

Ai ka 33 vjet përvojë pune në gazetari, nga të cilët mbi 27 vjet profesionalisht si reporter, redaktor dhe kryeredaktor (9 vjet), në disa media të shkruara dhe elektronike, duke përfshirë edhe mediat e reja.

Blazhevski është anëtar i KA të Këshillit për Etikë në Media në Maqedoni që nga viti 2014, nënkryetar i SPGM-së, si dhe anëtar i Këshillit drejtues të Transparency International - Maqedoni.

Sasho Spasoski

Në Metamorfozis punon që nga marsi i vitit 2016, kur filloi të punonte si gazetar në “Vërtetmatës”, ndërsa në janar të vitit 2017 u bë gazetar në agjencinë e lajmeve “Meta”.

Ai filloi karrierën e tij pothuajse të pandërprerë gazetareske në qershor të vitit 1996 në gazetën "Dnevnik", ku punoi si përkthyes dhe gazetar, e më pas edhe si redaktor. Angazhimi i tij i radhës ishte në gazetën "Vreme", ku ishte gazetar dhe redaktor, pas së cilës u bë pjesë e ekipit redaktues që e formoi gazetën "Shpic", ku pak më vonë u emërua fillimisht si ndihmës, e më pas si zëvendës kryeredaktor. Pas mbylljes së "Shpic"-it, ai e vazhdoi karrierën e tij në ueb-faqen "Plusinfo".

Ilinka Iljoska

Në "Metamorfozis" është që nga fundi i shtatorit të vitit 2021, kur filloi punën si gazetare në agjencinë e lajmeve "Meta".

Karrierën e saj gazetareske e filloi në të përditshmen "Shpic", e më pas vazhdoi të punojë për media me famë botërore si Zëri i Amerikës, "Times"-in anglez dhe agjenci të tjera me reputacion. Ajo ka punuar dhe prodhuar disa filma artistikë dhe dokumentarë.

Suad Bajrami

Profesor i diplomuar i gjuhës dhe letërsisë shqipe në Universitetin "Shën Kirili dhe Metodi" - Shkup.
Punon në Fondacionin Metamorfozis si gazetar në projektet mediatike. Që nga viti 2015, punon si gazetar në Portalb.mk.