meta tim sliki-02.jpg

Antonija Popovska

Gazetare

Gazetare profesioniste me më shumë se gjashtëmbëdhjetë vjet përvojë pune në këtë profesion. Ka diplomuar në degën e gazetarisë në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë”, kurse përvojën e saj profesionale e ka fituar në disa redaksi si gazetare dhe redaktore.

Është fituese e çmimeve dhe mirënjohjeve për tekste dhe storje të botuara gazetareske, si dhe pjesëmarrëse në projekte ndërkombëtare të gazetarisë hulumtuese. Ajo është autore e shumë projekteve të suksesshme në fushën e arsimit, duke përfshirë kronika, doracakë dhe udhëzues të dedikuar për nxënës dhe studentë.

Në agjencinë e lajmeve “Meta.mk”, e cila është pjesë e Fondacionit “Metamorfozis” punon si gazetare tashmë katër vite. Fushat që i mbulon janë arsimi, shëndetësia dhe çështjet sociale.

Karrierën e saj profesionale e filloi në të përditshmen “Vreme” në vitin 2006, e më pas e vazhdoi në të përditshmen “Nova Makedonija”. Vitet e fundit ka punuar si honorariste në disa projekte, si dhe ka qenë bashkëpunëtore e disa mediave online.

T O N Ë

E K I P I