Koordinatore e projekteve
Gazetare dhe redaktore me përvojë disavjeçare. Punon në Fondacionin Metamorfozis si menaxhere projektesh për projektet në sferën e lirisë së shprehjes dhe projektet për forcimin e mediave në Maqedoni.
Ka kryer studimet master në Diplomaci dhe Bachelor në Shkencat e Komunikimit nga Universiteti i EJL-së në Maqedoninë e Veriut.
Që nga viti 2012, është kryeredaktore e portalit të lajmeve në gjuhën shqipe Portalb.mk.
Që nga viti 2020, është kryeredaktore e versionit shqip të platformës online për verifikimin e fakteve Vërtetëmatës.mk.
Ka qenë anëtare e bordit të Këshillit të Etikës së Mediave të Maqedonisë.
Ka qenë kryeredaktore e versioneve të gjuhës shqipe të projektit për promovimin dhe mësimin e edukimit mediatik: Mendimi Kritik për Qytetarë të mençur mediatik – CriThink dhe projektit të verifikimit të fakteve: Shërbimi për Verifikimin e Fakteve të Mediave.
Është trajnuese e certifikuar nga TechSoup për Edukim mediatik dhe kundërvënie ndaj Dezinformimit.
Ajo ka qenë folëse kyçe, paneliste dhe moderatore në konferenca të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare për çështje që kanë të bëjnë me lirinë e shprehjes dhe mediat, gjuhën e urrejtjes online, edukimin mediatik, gazetarinë digjitale dhe hulumtuese, qeverisjen e mirë dhe transparencën.