Gazetar
Fisnik Xhelili është gazetar, që nga vitit 2021 punon në Fondacionin Metamorfozis në portalin Portalb.mk.
Fisniku është i diplomuar në degën e Komunikimit Ndërkombëtar në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë. Gjatë studimeve ka ndjekur një semester në Universitetin e Lubjanës, Slloveni dhe një tjetër në Universitetin e Edukimit në Heidelberg, Gjermani.
Aktualisht vijon studimet e masterit për marrëdhënie ndërkombëtare dhe diplomaci në Universitetin e Evropës Juglindore në Shkup.
Ai është aktivist i shoqërisë civile, kryesisht për problematikat rinore dhe diskriminimin gjinor. Fisniku është bashkëthemelues i Qendrës për Mundësi të Barabarta “Mollëkuqja”.