Drejtore e financave dhe administratës
Ekonomiste e diplomuar në departamentin e Menaxhimit Financiar në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup. Interesat e saj profesionale janë në fushën e menaxhimit financiar dhe auditimit. Përvoja e saj e punës është në fushën e menaxhimit të financave publike, kontabilitetit, monitorimit të projekteve IPA, si dhe në aktivitetet për zbatimin e standardeve ISO.
Ajo u bashkua me ekipin e Fondacionit Metamorfosis në korrik të vitit 2017 si koordinatore e granteve, dhe më pas si menaxhere financiare nga prilli i vitit 2018. Nga janari i vitit 2019, ajo është drejtore e financave dhe administratës. Përgjegjësitë e saj në Fondacionin Metamorfozis përfshijnë parashikimin financiar, planifikimin, buxhetimin dhe kontrollin financiar.