Gazetar
Në Metamorfozis punon që nga marsi i vitit 2016, kur filloi të punonte si gazetar në “Vërtetmatës”, ndërsa në janar të vitit 2017 u bë gazetar në agjencinë e lajmeve “Meta”.
Ai filloi karrierën e tij pothuajse të pandërprerë gazetareske në qershor të vitit 1996 në gazetën “Dnevnik”, ku punoi si përkthyes dhe gazetar, e më pas edhe si redaktor. Angazhimi i tij i radhës ishte në gazetën “Vreme”, ku ishte gazetar dhe redaktor, pas së cilës u bë pjesë e ekipit redaktues që e formoi gazetën “Shpic”, ku pak më vonë u emërua fillimisht si ndihmës, e më pas si zëvendës kryeredaktor. Pas mbylljes së “Shpic”-it, ai e vazhdoi karrierën e tij në ueb-faqen “Plusinfo”.