Koordinator i programit "Techsoup" - përkthyes
Inxhinier i diplomuar i informatikës, në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup. Ka përvojë shumëvjeçare (që nga viti 1999) duke punuar me organizata ndërkombëtare në Maqedoni, duke përfshirë Misionin e OSBE-së në vend, në pozitat e koordinatorit të projekteve, asistentit të lartë administrativ dhe përkthyesit.
Në periudhën 2009-2011, ka punuar si asistent në Departamentin e Informatikës në kuadër të FSHMN-së në Universitetin e Tetovës. Ai ishte gjithashtu koordinator i programit të shkëmbimit të studentëve Erasmus në këtë Universitet.
Ai ka bashkëpunuar me Fondacionin Metamorfozis që nga viti 2009, dhe që nga viti 2011 punon si përkthyes i përmbajtjeve që publikohen në ueb-faqet e projekteve përkatëse. Që nga gushti i vitit 2017, ai është koordinator i projektit “Techsoup” për rajonin e Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kosovës. Ai gjithashtu e koordinon projektin “Meet and Code” në kuadër të Javës evropiane të programimit (EU Codeweek).