Në raportin e paradokohshëm, Këshilli nacional policor i Suedisë propozon masa për rritjen e efikasitetit të tij në luftën kundër shkeljeve të të drejtave autoriale, si rezultat i takimeve me pronarët e të drejtave autoriale, gjegjësisht kompanitë nga industria zbavitëse.
Në ndryshimet e propozuara bën pjesë krijimi i ekipit që do të fokusohet në shkeljet që ndërlidhen me pronësinë intelektuale dhe resurset plotësuese hetimore që janë më tepër në dispozicion, për ndjekje më të suksesshme të atyre që i shkelin të drejtat autoriale.
Pronarët e të drejtave autoriale i thanë policisë se do të mund të denonconin “shumë më tepër shkelje” (gjithsesi duke menduar në shkeljet e të drejtave autoriale që pretendohet se janë bërë nëpërmjet internetit) në qoftë se policia do të ishte e pajisur më mirë, e poashtu u ankuan se koha e reagimit të policisë është shumë e gjatë. U ankuan edhe se inspektorët policorë nuk ka kompetencë teknike, gjë që ka rezultuar me kualitet të dobët të hetimeve. Gjithashtu, u kontestuan edhe struktura dhe organizata e sistemeve policore dhe e personelit policor, ndërsa sipas pronarëve të të drejtave, ka nevojë për më tepër inspektorë, policë, personel hetimor në gjyqe dhe civilë.
Si rezultat i kësaj, policia suedeze propozon krijimin e një grupi qendror që do të fokusohet në mbrojtjen e pronësisë intelektuale. Duke pasur parasysh se hetimet për pronësinë intelektuale shpesh janë “të shtrenjta dhe të ndërlikuara”, në raport thuhet se grupi i këtillë kolektiv “do ta lehtësojë përcaktimin e rasteve prioritare dhe do ta lehtësojë kontaktin me prokurorët dhe palët e jashtme, siç janë paditësit, autoritetet ndërkombëtare dhe agjencitë. Grupi do të përbëhet nga “një udhëheqës, disa hetues, ndihmë administrative dhe personel për forenzikë të TI-së që ka të bëjë me grupin. Me këtë pikë fillestare, është e arsyeshme që grupi të përbëhet prej rreth 20 vetash”.
Burimi: ЕDRI-gram „Swedish police to increase its fight against file-sharing“ nr. 11.7, 10 prill, 2013.
