Qendra për superkompjuterë dhe rrjetëzim në Poznanj (PSNC) e shfrytëzon dhe e rekomandon veglën Etherpad të bazuar në softuer me kod të hapur me qëllim që ta lehtësojë redaktimin e tekstit në formë bashkëpunimi.
Pas testimit në Qendrën për trajnime për softuer me kod të hapur pranë PSNC, vegla Etherpad tani shfrytëzohet si shërbim i brendshëm në PSNC, e poashtu atë e shfrytëzojnë edhe disa ekipe punuese.
Vegla Etherpad që është e bazuar në ueb, dhe e publikuar sipas licencës Apache 2.0, shërben për përpunim të tekstit dhe mundëson që shumë njerëz të punojnë bashkërisht në kohë reale gjatë përpunimit të tekstit. Shumë shpesh për këtë qëllim, dokumenti tekstual thjesht dërgohet nëpërmjet e-mailit prej njërit person te tjetri, mirëpo kjo nuk është metodë shumë efikase. Për shumë vite me radhë janë krijuar vegla, mirëpo ato nuk ishin në mundësi ta plotësojnë funksionin e nevojshëm. Kohët e fundit popullariteti i shërbimeve sociale dhe softuerit mundësoi të redaktohen dokumente në ekipe të distribuara në kohë reale duke shfrytëzuar vegla komerciale. Etherpad është vegël e bazuar në softuer me kod të hapur që poashtu e kryen këtë funksion, dhe ajo mund të testohet para se të shkarkohet nga interneti.