Në vendet e Ballkanit Perëndimor, qytetarët dhe organizatat qytetare nuk i shfrytëzojnë sa duhet veglat e TIK-ut për qeverisje të mirë të zhvilluara nga ana e organizatave të tjera apo nga shteti, dhe kjo është kështu si rezultat i mungesës së vetëdijes dhe i shkathtësive. Poashtu, ato nuk janë të inkurajuar që t’i shfrytëzojnë këto vegla për shkak të perceptimit se kontributi i tyre nuk do të shkaktojë ndonjë ndryshim real. Përveç kësaj, institucionet publike nuk e shfrytëzojnë sa duhet potencialin e TIK-ut që të bëhen më të përgjegjshme dhe t’i përfshijnë edhe qytetarët.
Projekti АCTION VISEGRAD SEE, i mbështetur nga Fondi i Vishegradit, do të kontribuojë për tejkalimin e këtyre pengesave duke i bashkuar organizatat qytetare dhe institucionet e rajonit, si dhe duke i potencuar praktikat e mira nga vendet e grupit V4 dhe vendet e Ballkanit Perëndimor.
Qëllimi i projektit ACTION VISEGRAD SEE është promovimi i një shoqërie dinamike qytetare e cila në mënyrë efektive do t’i mobilizojë qytetarët për përfshirje aktive në çështje që kanë të bëjnë me qeverisjen e mirë, dhe e cila do të ndikojë në politikat dhe proceset e marrjes së vendimeve në nivel nacional dhe rajonal në Ballkanin Perëndimor.
Projekti përfshin pesë fusha të veprimit:
- Bartjen e njohurive prej vendeve të grupit V4, në lidhje me tejkalimin e sfidave sa i përket qeverisjes së mirë, në kontekst të anëtarësimit në BE.
- Ndërtimin e kapaciteteve të organizatave qytetare, duke organizuar trajnime dhe nëpërmjet punës mentoriale;
- Mapimin e mekanizmave ekzistuese të e-qeverisë për pjesëmarrje aktive qytetare, si parakusht për qeverisjen e mirë në katër vendet e Ballkanit Perëndimor;
- Rrjetëzimin me qëllim të ndërtimit të një baze të gjerë për ta mbështetur ndryshimin progresiv.
ACTION VISEGRAD SЕЕ për qeveritë e Ballkanit Perëndimor do të sigurojë udhëzime për respektimin e parimeve të qeverisjes së mirë.
Koordinator i projektit:
Fondacioni Metamorfozis
Maqedoni
Ueb-faqja: www.metamorphosis.org.mk
Organizatat partnere:
1. atlatszo.hu Nonprofit Ltd.
Hungari
Ueb-faqja: www.atlatszo.hu
2. ePanstwo Foundation
Poloni
Ueb-faqja: www.epf.org.pl
3. KohoVolit.eu
Çeki
Ueb-faqja: kohovolit.eu/cs
4. Pontis Foundation
Sllovaki
Ueb-faqja: http://www.nadaciapontis.sk/
5. Center for Democratic Transition
Mali i Zi
Ueb-faqja: www.cdtmn.org
6. CRTA – Center for Research, Transparency and Accountability
Serbi
Ueb-faqja: www.crta.rs
7. Citizens Association Why not?
Bosnje dhe Hercegovinë
Ueb-faqja: http://zastone.ba
Projekti ACTION VISEGRAD SЕЕ është i mbështetur nga :
dhe
Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë