Iniciativa për resurse të hapura arsimore

25.08.2014

Projektet

Qëllimi i përgjithshëm i projektit është të kontribuojë për zhvillimin e mendimit kritik dhe demokratizimit në Maqedoni nëpërmjet përdorimit konstruktiv të teknologjive të reja si vegla për rritjen e sasisë dhe kualitetit të e-përmbajtjeve arsimore, shkencore dhe akademike.

Më konkretisht, projekti ka për qëllim specifik të ndikojë në ngritjen e vetëdijes dhe kapacitetit të publikut akademik për krijimin dhe shfrytëzimin e resurseve të hapura arsimore.

Rezultatet e pritura:

  • të forcohet vetëdija për rëndësinë e koncpetit të resurseve të hapura arsimore dhe të kontribuohet për përmirësimin e kornizave juridike dhe institucionale që ato të bëhen më të përshtatshme për zhvillimin e e-përmbajtjeve
  • të përmirësohet dukshmëria e publikimeve akademike dhe të krijohen resurse të reja me të cilat do të promovohen edhe do të agregohen publikimet me licenca Creative Commons dhe me qasje të hapur
  • të rritet kualiteti i përmbajtjeve relevante arsimore për nxënësit dhe studentët në Maqedoni
  • të rritet kualiteti i përmbajtjeve lokale që janë në dispozicion të lirë nëpërmjet internetit duke e rritur vetëdijen publike dhe nivelin e shkathtësive informatike, duke u bazuar në zbatimin e praktikave më të mira.

Periudha e zbatimit: dhjetor 2011 –