Klubet digjitale

18.09.2014

Projektet

Në kuadër të projektit Klubet digjitale, fondacioni Metamorfozis hapi 12 klube digjitale në territorin e Republikës së Maqedonisë.

Klubet digjitale ofrojnë numër të madh aktivitetesh dhe shërbimesh që përfshijnë qasje në TIK nga ana e banorëve të komunitetit, me qëllim të përkrahjes së zhvillimit të tyre social dhe ekonomik. Klubet digjitale i plotësojnë standardet e Metamorfozis për e-pika.

Misioni i klubeve digjitale është sigurimi i edukimit, qasje deri te bazat elektronike të të dhënave, përdorimi i shërbimeve elektronike dhe zhvillimi i vetëdijes për teknologjinë informatike dhe demokracinë, si dhe promovimi i metodologjive dhe ideve që do të ndihmojnë në përshpejtimin e përhapjes pozitive të teknologjisë informatike ndërmjet njerëzve pa marrë parasysh moshën dhe prejardhjen e tyre.

Periudha e realizimit: shtator 2007 – shtator 2008