Gazetari për gjeneratën e re: Programi për trajnim të mediave

13.02.2023

Projektet

Fondacioni Metamorfozis, në partneritet me Qendrën Ndërkombëtare për Gazetarët (International Center for Journalists – ICFJ) dhe me mbështetjen e Ambasadës së SHBA-ve në Shkup, gjatë vitit 2023 zbaton Programin për trajnim të mediave.

Nëpërmjet punëtorive, punës praktike dhe një vizite studimore në SHBA, programi do t’u sigurojë gazetarëve të rinj aftësitë e nevojshme për raportim cilësor duke përdorur të dhëna dhe fakte të verifikuara, do t’i njoftojë me zbatimin e mjeteve digjitale me kosto efektive ose me burim të hapur në punën e tyre dhe do t’i lidhë me kolegë që kanë mendime të ngjashme për të shkëmbyer ide rreth problemeve të përbashkëta dhe zgjidhjeve të mundshme.

Rreth programit

ICFJ dhe Fondacioni Metamorfozis do ta zbatojnë projektin në tri faza gjatë vitit 2023, dhe ai do të përfshijë:

  • Katër punëtori tre-ditore mbi gazetarinë e bazuar në të dhëna dhe vizualizimet, dezinformatat/informatat e rreme dhe verifikimin e fakteve që do të mbahen në rajone të ndryshme në periudhën nga shkurti deri në maj:
  • Gazetaria e bazuar në të dhënat dhe vizualizimet (8-10 shkurt 2023) – të drejtë për të aplikuar kanë banorët e rajonit të Shkupit dhe Pollogut, deri më 9 janar 2023
  • Dezinformatat/informatat e rreme dhe verifikimi i fakteve (do të caktohet më vonë) – të drejtë për të aplikuar kanë banorët e rajonit Juglindor dhe të Pellagonisë
  • Gazetaria e bazuar në të dhënat dhe vizualizimet (do të caktohet më vonë) – të drejtë për të aplikuar kanë banorët e rajonit të Vardarit dhe Verilindor
  • Dezinformatat/informatat e rreme dhe verifikimi i fakteve (do të caktohet më vonë) – të drejtë për të aplikuar kanë banorët e rajonit Lindor dhe Verilindor
  • Punë praktike një mujore në një nga tre organizatat mediatike të Fondacionit Metamorfozis gjatë verës për katër pjesëmarrësit më të mirë të punëtorive
  • Aktivitet njëjavor (hulumtim i pavarur në grup) në SHBA me ICFJ në Uashington, për dy pjesëmarrësit më të mirë, të shoqëruar nga një përfaqësues i Fondacionit Metamorfozis.

Rreth Qendrës Ndërkombëtare për Gazetarët

ICFJ fuqizon një rrjet global gazetarësh për të prodhuar raporte lajmesh që çojnë në përmirësimin e qeverisjes, ekonomive, shoqërive dhe për jetë më të shëndetshme. ICFJ punon në lidhjen mes gazetarisë dhe teknologjisë dhe ndërton ekspertizë dhe aftësi për tregimin e storjeve gazetareske anembanë botës. Nëpërmjet punës së tyre, gazetarët e përmirësojnë mbulimin e lajmeve dhe lidhen më thellë me audiencën e tyre.

Rrjeti i ICFJ ka 132.000 gazetarë.

Aplikimi për programin

Fondacioni Metamorfozis dhe ICFJ do të pranojnë aplikime për pjesëmarrje për të katër punëtoritë mbi bazën e qasjes së barabartë për të gjithë pjesëmarrësit. Ftohen të aplikojnë gazetarë të rinj, studentë të gazetarisë dhe blogues nga rajoni përkatës për punëtoritë e përmendura më sipër.