Hakaton për Demokracinë Digjitale

07.08.2025

Projektet

Me mbështetjen e CIVICUS, e në partneritet me Civic Literacy Initiative, Fondacioni Metamorfozis e zbaton projektin Hakaton për Demokracinë Digjitale – i cili synon të inkurajojë zhvillimin e zgjidhjeve inovative digjitale për të avancuar demokracinë dhe për të forcuar sektorin e shoqërisë civile.

Hakatoni është pjesë e një projekti më të gjerë Iniciativa për Demokracinë Digjitale, projekt që zbatohet globalisht nga CIVICUS.

Qëllimet e projektit:

  • Krijimi i zgjidhjeve digjitale inovative që do ta avancojnë pjesëmarrjen demokratike:
  • Mbështetja dhe rrjetëzimi i sektorit të shoqërisë civile në vendet në fokus;
  • Inkurajimi i bashkëpunimit rajonal dhe solidaritetit midis aktivistëve të rinj;

Aktivitetet në kuadër të projektit:

  1. Thirrje e hapur për aplikime – për ekipet nga 13 vende në fokus;
  2. Hakaton pesëditor në Bangkok, Tajlandë – pesë ekipe të përzgjedhura do të punojnë në zhvillimin e zgjidhjeve të tyre me mbështetjen e mentorëve dhe komisionit-juri;
  3. Mbështetje me grante dhe mentorim – për zhvillimin dhe testimin e mëtejshëm të zgjidhjeve në periudhën nëntor 2025 – shkurt 2026;

Vendet në fokus:

Shqipëria, Armenia, Bosnja dhe Hercegovina, Gjeorgjia, Kazakistani, Kirgistani, Kosova, Moldavia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia, Ukraina dhe Turqia.

Fushat tematike:

  1. Dezinformatat dhe verifikimi i fakteve;
  2. Siguria digjitale dhe reagimi i shpejtë;
  3. Organizimi dhe raportimi i sigurt mbi të drejtat e njeriut;
  4. Aktivizmi rinor lokal.

Hakatoni është i dedikuar për ekipet që paraqesin organizata të shoqërisë civile, të cilat duan të zhvillojnë mjete, platforma ose fushata digjitale për të adresuar sfidat kryesore në epokën digjitale. Pjesëmarrësit do të fitojnë qasje në mbështetje mentorimi nga ekspertë, burime teknike dhe mundësi që idetë e tyre të bëhen reale dhe me ndikim.