Inicimi i Programeve të Arsimit për të Rriturit për Inteligjencën Artificiale

03.11.2025

Projektet

Inteligjenca artificiale (IA) po bëhet një element kyç në evolucionin e vendeve të punës, ndërsa programet e arsimit për të rriturit duhet ta përfshijnë atë për të ndihmuar në përshtatjen me tregun e punës, rritjen e efikasitetit dhe produktivitetit, si edhe në trajtimin e aspekteve që lidhen me etikën dhe të drejtat e njeriut. Kjo është arsyeja pse projekti “Inicimi i Programeve të Arsimit për të Rriturit për Inteligjencën Artificiale” synon të rrisë nivelin e njohurive mbi inteligjencën artificiale tek të rriturit dhe brenda sektorit të arsimit për të rritur.

Me konkretisht, projektit synon:

  • Qëllimi specifik 1: T’u mundësohet ofruesve të arsimit për të rritur që të përfshijnë tema që lidhen me inteligjencën artificiale në programet dhe aktivitetet e tyre të rregullta arsimore;
  • Qëllimi specifik 2: Të fuqizohen nxënësit e rritur (qytetarët) për të përdorur mjete të inteligjencës artificiale përmes programeve inovative arsimore për të rritur njohuritë për IA-në.
  • Qëllimi specifik 3: Të ofrohen udhëzime mbi politikat dhe të mbështetet avokimi për përfshirjen e përmbajtjeve mbi njohuritë e inteligjencës artificiale në arsimin për të rriturit.

Aktivitetet e projektit do të fokusohen në krijimin e burimeve për arsimin e të rriturve, promovimin e praktikave të mira dhe aktivitete të avokimit dhe të shpërndarjes, përmes krijimit të: program mësimor për njohuritë mbi inteligjencën artificiale për ofruesit dhe trajnerët e arsimit për të rritur; doracak për krijimin e programeve të arsimit për të rritur në fushën e inteligjencës artificiale; kurs online për rritjen e ndërgjegjësimit; një liste me aktivitete avokuese; si edhe një platformë/faqe interneti me burime të hapura arsimore (BHA).

Përveç kësaj, do të organizohen edhe trajnime për trajnerët, punëtori kombëtare ose lokale, vizita studimore në Strasburg dhe Bruksel me trajnime për avokim, një konferencë përmbyllëse e projektit, si dhe aktivitete të dukshmërisë dhe komunikimit.

Periudha e zbatimit: 1/11/2025 – 31/10/2027 (24 muaj)

Programi: Erasmus + , KA220-ADU – Partneritete Bashkëpunuese për Arsimin e të Rriturve

Donator: Bashkimi Evropian përmes Agjencisë Kombëtare për Programet Arsimore Evropiane dhe Lëvizshmërinë

Partnerët e projektit: