Konferenca “Qëndrueshmëria e mediave të reja”

17.09.2014

Projektet

Më 11 maj 2013, e shtunë, u mbajt konferenca për qëndrueshmërinë e mediave të reja në Maqedoni, ku morën pjesë rreth 80 përfaqësues nga sektori medial, si gazetarë dhe redaktorë, përfaqësues të organizatave joqeveritare, agjenci të marketingut dhe ekspertë ndërkombëtarë. Organizator i ngjarjes ishte fondacioni Metamorfozis, dhe u realizua me ndihmën financiare të ambasadës së SHBA-ve.

Qëllimi i konferencës ishte të përcillen përvojat e ekspertëve ndërkombëtarë Markus Ikstad, drejtori komercial iStreamworks Interactive dhe Toni Gabriq, kryeredaktor i H-Alter.org dhe ato të shfrytëzohen në kontekstin e Maqedonisë për prezantimin e të cilave kontribuan 10 prezantues nga shoqata mediale, organizata, portale dhe agjenci nga Maqedonia.

Ngjarjen e hapën Bardhyl Jashari nga fondacioni Metamorfozis dhe Leana Mar, drejtore e Zyrës për arsim tëUSAID-it dhe Ushtruese detyre Drejtore e USAID-it, të cilët i theksuan nevojat për nxitje të diskutimit në këtë temë ndërmjet faktorëve relevantë, përmendën disa nga problemet e kësaj fushe dhe e potencuan nevojën për përforcim të mediave në Maqedoni në çdo kuptim, për të cilën gjë, janë duke u realizuar iniciativa nga projektet e tjera.

Markus Ikstad u përpoq t’i prezantojë sfidat kryesore për mediat në Maqedoni dhe në përputhje me analizat e bëra, prezantoi disa modele për qëndrueshmëri. Ai e prezantoi modelin për pagesë të përmbajtjeve të NY Times, i cili u mundëson lexuesve të kenë qasje vetëm deri te 20 përmbajtje pa pagesë pa mos u parapaguar në sistemin digjital. Nga ana tjetër, Washington Post në limitin prej 20 storjeve nuk i përfshin ato përmbajtje deri te të cilat arrihet nëpërmjet rrjeteve sociale dhe kërkuesve.

Ka edhe sisteme restriktive me pagesë, të cilat nuk mundësojnë shpërndarje nëpërmjet rrjeteve sociale si Facebook-u dhe Twitter-i. Megjithatë, përfundimi është se në qoftë se sistemet për pagesë të përmbajtjeve bëhen standard, lexuesit do të duhet të vendosin se cilëve botues do t’ua japin paratë, por edhe lojalitetin e tyre.

U prezantua edhe modeli i qëndrueshmërisë nëpërmjet agregimit (përmbledhjes), produksionit dhe distribuimit të video-përmbajtjeve dhe modeli i krijimit të përmbajtjeve unike, që do ta tërheqin dhe angazhojnë publikun.

Disa nga rekomandimet e tij kryesore janë:

  • Kreativitet kundrejt restriktivitetit në sistemet për pagesë digjitale
  • Produksion i përmbajtjeve unike multimediale që do të ndihmojnë në ndërtimin e brendit të fuqishëm
  • Bashkëpunim me profesionistë për streaming të cilët mund të sigurojnë video materiale me çmime të përshtatshme
  • Shqyrtimi i mundësive për sponsorim të përmbajtjeve
  • Varshmëri më të vogël nga CEO-ja e ueb-faqes dhe nga impresionet e banerëve të vendosur