Siguria kolektive kibernetike është me rëndësi thelbësore për të siguruar se qytetarët të lundrojnë në mjedisin digjital në mënyrë kompetente, të sigurt dhe me përgjegjësi, dhe se i shfrytëzojnë përfitimet e teknologjisë. Duke mbrojtur praninë tonë në internet, po ndërtojmë një shoqëri që e respekton privatësinë, sigurinë dhe përdorimin etik të teknologjive të reja, duke kultivuar kështu një ekosistem rezistent kibernetik. Kjo është një luftë në Maqedoninë e Veriut ku shumica e qytetarëve, veçanërisht grupet e cenueshme të qytetarëve, për shkak të mungesës së edukimit digjital dhe qasjes së kufizuar në infrastrukturën dixhitale, mbeten të cenueshëm në aktivitetet e tyre në internet, me shumë pak mjete juridike publike, gjë që rezulton shpesh në vjedhjen e të dhënave të tyre personale dhe identitetit të tyre, gjuhën e urrejtjes, përhapjen e dezinformatave, e madje edhe humbje financiare. Kjo vlen edhe për organizatat e shoqërisë civile, veçanërisht ato që punojnë me grupe të cenueshme të qytetarëve, të cilëve shpesh u mungojnë burimet dhe kapacitetet për të mbrojtur praninë e tyre dhe të anëtarëve të tyre në internet.
Qëllimi i projektit: Nxitja e një ekosistemi rezistent ndaj kërcënimeve kibernetike duke i forcuar organizatat e shoqërisë civile dhe duke rritur ndërgjegjësimin e qytetarëve për kërcënimet kibernetike dhe higjienën kibernetike.
Rezultatet e pritura:
- Kulturë e promovuar kolektive e sigurisë kibernetike dhe sjellje e përgjegjshme online në komunitet;
- Organizata të shoqërisë civile të forcuara dhe të arsimuara, të afta për të aplikuar praktika të mira të sigurisë kibernetike dhe për të rritur rezistencën e tyre ndaj kërcënimeve kibernetike, përmes trajnimeve për ngritjen e kapaciteteve dhe mentorimit;
- Ndërgjegjësim i shtuar i qytetarëve për sigurinë kibernetike dhe higjienën kibernetike përmes një fushate promovuese për rritjen e ndërgjegjësimit;
Aktivitetet e projektit:
- Tre trajnime për 30 aktivistë qytetarë nga 20 organizata të shoqërisë civile, të ndjekura me mentorim për organizatat e interesuara të trajnuara të shoqërisë civile për të dizajnuar plane të personalizuara të sigurisë digjitale, me qëllim që të forcohen kapacitetet e tyre dhe të nxitet efekti i forcimit të rezistencës kolektive ndaj kërcënimeve kibernetike përmes këtyre aktivistëve të fuqizuar;
- Tre podkaste dhe tre video tutoriale mbi çështjet që lidhen me sigurinë kibernetike dhe praktikimin e rregullt të higjienës kibernetike.
Korniza kohore: 7 muaj (1.3.2025 – 30.9.2025)
Përmes aktiviteteve të projektit nxitet ndërgjegjësimi dhe mirëkuptimi midis komunitetit për rëndësinë e sigurisë kibernetike, duke siguruar që çështjet e higjienës adekuate dhe të rregullt kibernetike dhe trajtimit efektiv të kërcënimeve kibernetike (phishing, inxhinieria sociale, softuerët keqdashës – malware, dezinformatat në internet, vjedhja e të dhënave personale, etj.) e marrin vëmendjen, burimet dhe përpjekjet e përbashkëta të nevojshme për zgjidhje efektive.
Projekti “MburojaKibernetike: “Qytetarë të Fuqizuar për Rezistencë Kibernetike” mbështetet nga një grant nga Ndërhyrja Kombëtare e Projektit Rajonal “SMART Balkans – Shoqëria Civile për një Ballkan Perëndimor të Lidhur” i zbatuar nga Qendra për Promovimin e Shoqërisë Civile (CPCD), Qendra për Hulumtime dhe Hartim të Politikave (QHHP) dhe Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDN), dhe i mbështetur financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Norvegjisë.