Projekti për avansimin e turizmit bashkëkohor (STEP) është kontratë granti e IPA 2, programi i Bashkimit Evropian për bashkëpunim ndërkufitar, alokimet 2014-2015. Partnerët e projektit janë Metamorfozis, Fondacioni për Internet dhe Shoqëri, Qendra për zhvillim të regjionit planor të Pollogut dhe Këshilli I qarkut të Elbasanit. Kohëzgjatja e projektit: 27 muaj
Qëllimet:
- Promovimi i një sektori turistik aktiv që përshtatet në mënyrë efektive ndaj nevojave të tregjeve vendore dhe ndërkombëtare
- Rritja e kapaciteteve të bizneseve turistike dhe ndërtimi i partneriteteve strategjike dhe bashkëpunimit në vend, rajon dhe më gjerë.
- Zgjerimi dhe rritja e qasjes strategjike dhe të koordinuar në tregjet turistike specifike të reja dhe strategjike për bizneset e turizmit
- Përshpejtimi i rritjes dhe stimulimi i krijimit të vendeve të reja të punës
Elementet kryesore:
- Ngritja e ndërgjegjësimit dhe kuptimit të nevojës për qasje të re të marketingut në turizëm;
- Shkëmbimi i informacionit, bashkëpunimi dhe zhvillimi i përbashkët i produkteve brenda zonës ndërkufitare;
- Ekspertiza lokale midis subjekteve private dhe publike për të zhvilluar politikat dhe standardet e nevojshme që plotësojnë standardet ndërkombëtare për zhvillimin e turizmit;
- Ndërtimi i strategjisë nëpërmjet konsultimit dhe koordinimit të gjerë
- rrjetëzimi dhe ndërkombëtarizimi i zinxhirëve të vlerave
- Ndërtimi i lidhjeve ndërmjet turizmit dhe kulturës
- Trajnimi dhe mentorim për të forcuar kapacitetin e NVM-ve për përdorim efikas të teknologjisë
- Mbështetja e projekteve konkrete cilësore për t’u përdorur si shembuj më të mirë për motivimin dhe nxitjen e turizmit ndërkufitar
Rezultatet e pritura:
- Rritja e kërkesës për turizëm në rajon nëpërmjet rritjes së përmbajtjes dhe aktivitetit në internet;
- Rritja e kapacitetit të biznesit të turizmit për përdorimin strategjik të teknologjisë informative;
- Krijimi i rrjetit STEP të entiteteve publike dhe private të informuara dhe të fuqizuara, OSHC-të, grupet e turizmit dhe / ose dhomat e tregtisë;
- Krijimi I një brendi të besueshëm STEP që krijon besim, cilësi dhe integritet për NVM në rajonin ndërkufitar;
- Rritja e kapacitetit të bizneseve turistike dhe sipërmarrësve individualë për ndërkombëtarizim, lidhje dhe partneritet;
- Krijimi i Platformës Ndër-Rajonale të Turizmit Online (iTOP)