Qendra kundër dezinformatave në Ballkanin Perëndimor: ekspozimi i ndikimeve keqdashëse përmes gazetarisë mbikëqyrëse

01.11.2021

Projektet

Titulli e projektit: Qendra kundër dezinformatave në Ballkanin Perëndimor: ekspozimi i ndikimeve të rrezikshme përmes gazetarisë mbikëqyrëse

Qëllimi kryesor i projektit

Zbulimi i ndikimit keqdashës të huaj në Ballkanin Perëndimor duke ekspozuar dhe hartëzuar rrjedhën e dezinformatave dhe propagandës që buron nga aktorë të jashtëm në të gjithë rajonin.

Qëllimet specifike

  1. Rritja e kapacitetit të gazetarëve dhe mediave për të identifikuar, dokumentuar, raportuar dhe ekspozuar ndikimet e huaja keqdashëse;
  2. Edukimi i publikut për natyrën dhe efektet e dezinformatave të ndikuara nga aktorë të jashtëm;
  3. Avokimi për rritjen e debatit publik dhe rritje të interesit për masa konstruktive politike
  4. Zhvillimi i një modeli për përballjen me dezinformata nga burime të huaja keqdashëse

Grupet e synuara

  1. Publiku i gjerë si grupi më i prekur nga ndikimet keqdashëse të huaja;
  2. Redaksitë dhe gazetarët kombëtarë dhe rajonalë;
  3. Organizatat e shoqërisë civile
  4. Institucionet publike/shtetërore të përfshira në luftën kundër ndikimeve keqdashëse të huaja.

Rezultatet e pritura

  1. Rritja e ndërgjegjësimit dhe njohurive të publikut për ekosistemet e dezinformimit në Ballkanin Perëndimor duke siguruar një infrastrukturë për paralajmërim të hershëm, të bazuar në të dhëna.
  2. Prodhimi i përmbajtjeve informative dhe edukative mediatike për të ekspozuar dezinformatat në bazë të një metodologjie inovative të bazuar në të dhënat për identifikimin, gjurmimin dhe ekspozimin e ndikimeve keqdashëse të huaja.
  3. Krijimi i një rrjeti shumëpalësh me përfaqësues të shoqërisë civile dhe organizatave mediatike, duke përfshirë edhe verifikuesit e fakteve dhe lajmeve, organizatat “think-tank” dhe palët e tjera të interesuara, që shërben si një platformë për mbulimin e përbashkët mediatik, monitorimin e mediave dhe ngritjen e kapaciteteve.
  4. Një model modern për përballjen me dezinformatat, i bazuar në një metodologji për njohjen dhe raportimin e ndikimit keqdashës të huaj në rajonin e Ballkanit Perëndimor (Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova), që është i zbatueshëm jashtë rajonit ku është zhvilluar, veçanërisht në vendet ku një ndikim i tillë toksik nuk e merr vëmendjen e duhur nga mediat dhe elita politike.

Aktivitetet e projektit

  1. Zhvillimi i infrastrukturës rajonale të bazuar në të dhënat për paralajmërim të hershëm që do të shërbejë për të parandaluar ndikimin e dëmshëm në rajon nga fushatat dezinformuese me origjinë nga aktorë të huaj.
  1. Gazetaria mbikëqyrëse (Watchdog journalism) – prodhimi i përmbajtjeve gazetareske cilësore në formë recensionesh, analizash dhe storjesh investigative.
  1. Hulumtimi i fokusuar në hartëzimin, dokumentimin dhe shpjegimin e vendeve të ndikimit të huaj keqdashës në çdo vend dhe në BP në tërësi. Mbledhja dhe analiza e të dhënave që do të rezultojë në krijimin e një infrastrukture për paralajmërim të hershëm të drejtuar nga të dhënat, e përqendruar rreth një baze të dhënash.
  1. Informimi publik dhe avokimi – angazhimi i audiencës së përgjithshme dhe rritja e vetëdijes përmes një fushate promovuese për edukimin dhe informimin e publikut përmes mediave sociale; kontributi për ndryshimin e politikave nëpërmjet konsultimeve për avokim dhe ngjarjeve publike që i bashkojnë palët përkatëse të interesit për të rritur ndërgjegjësimin dhe angazhimin e tyre në debatin publik mbi ndikimet e huaja keqdashëse.

 

Kohëzgjatja e projektit: 3,5 vite (42 muaj)

Mbështetja financiare: Mbretëria e Holandës

Partnerët e projektit – anëtarët e rrjetit kryesor:

Fondacioni Metamorfozis (organizatë udhëheqëse) nga Maqedonia e Veriut, themelues i shërbimit të verifikimit të fakteve, Vistinomer (Truthmeter në anglisht, Vërtetematës në shqip), Agjencia e lajmeve Meta.mk dhe portal i lajmeve në gjuhën shqipe Portalb.mk;

Qendra për Çështjet Ndërkombëtare dhe të Sigurisë ISAC, organizatë “think-tank” nga Serbia

Zashto ne (Why not) nga Bosnja dhe Hercegovina, themelues i shërbimeve të verifikimit të fakteve Istinomjer.ba dhe Raskrinkavanje.ba (fcs)

Qendra për Tranzicion Demokratik nga Mali i Zi, themelues i shërbimit të verifikimit të fakteve Raskrinkavanje.me (fcs)

Faktoje.al, Shërbimi i verifikimit të fakteve nga Shqipëria

Sbunker.net, Organizatë botuese mediale nga Kosova