Së bashku për Partneritetin për Qeverisje të Hapur: Mbështetje për procesin e zbatimit dhe dizajnimin e të ardhmes

24.11.2025

Projektet

Qëllimi kryesor i projektit është të mundësojë zbatimin dhe planifikimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës të angazhimeve në kuadër të procesit të Partneritetit për Qeverisje të Hapur (PQH) duke mbështetur zbatimin e masave ekzistuese dhe duke forcuar procesin e bashkë-krijimit për Planin e ardhshëm Kombëtar të Veprimit për PQH 2027–2029.

Qëllimet specifike janë:

  1. Ofrimi i mbështetjes profesionale dhe procedurale për përgatitjen e akteve nënligjore të lidhura me raportimin financiar të partive politike, të parashikuara në angazhimin 4.1. “Digjitalizimi i proceseve të transparencës dhe llogaridhënies financiare” nga Plani Kombëtar i Veprimit për PQH 2024–2026.
  2. Mbështetje për procesin e bashkë-krijimit me palë të shumta të interesuara përmes një procesi gjithëpërfshirës dhe të strukturuar për përgatitjen ePlanit Kombëtar të Veprimit për PQH 2027 – 2029, me pjesëmarrjen aktive të organizatave të shoqërisë civile dhe të palëve të tjera të interesuara.

Rezultatet e pritura:

Akte nënligjore të bashkë-krijuara për raportimin transparent financiar të partive politike dhe Plani Kombëtar i Veprimit për Partneritetin për Qeverisje të Hapur 2027 – 2029 i bashkëkrijuar.

Aktivitetet e projektit:

  • Angazhimi i ekspertëve përmes një thirrjeje të hapur për t’i hartuar aktet nënligjore dhe për ta përgatitur Planin Kombëtar të Veprimit (PKV), i cili do të zhvillohet përmes një procesi gjithëpërfshirës me pjesëmarrjen e shumë palëve të interesuara;
  • Mbajtja e punëtorive për përgatitjen e akteve nënligjore me institucionet kompetente për zbatimin e angazhimit “4.1 Digjitalizimi i proceseve të raportimit financiar të partive politike”, të cilat do të mbahen në ambientet e Ministrisë së Financave;
  • Mbajtja e punëtorive konsultative me partitë politike dhe institucionet përkatëse si dhe organizatat e shoqërisë civile në ambientet e Ministrisë së Financave;
  • Përgatitja dhe dorëzimi i akteve nënligjore deri te Ministria e Financave për miratim;
  • Mbajtja e punëtorive tematike në rajone të ndryshme të vendit, me qëllim që të ofrohet kontribut në PKV-në duke u bazuar në nevojat e qytetarëve;
  • Përgatitja e artikujve tematikë mediatikë pas përfundimit punëtorive, të cilët do të përfshijnë intervista me palë të ndryshme të interesuara mbi nevojat e qytetarëve mbi një temë të caktuar, rekomandime nga punëtoritë dhe zgjidhje të propozuara;
  • Përgatitja e një dokumenti të qëndrimit për PQH-në që do të shërbejë si bazë për zhvillimin e ardhshëm të Strategjisë për PQH për vendin;
  • Përgatitja dhe dorëzimi i një raporti përfundimtar deri te Sekretariati për PQH.

 

Kohëzgjatja e projektit: nëntor 2025- tetor 2026 (12 muaj)

Mbështetja financiare: Sekretariati për Partneritetin për Qeverisje të Hapur

Partnerët e projektit: Fondacioni Metamorfozis (organizata kryesore) dhe Qendra për Komunikime Qytetare