Qasje e lirë në informatat me karakter publik

31.08.2014

Projektet

Republika e Maqedonisë miratoi ligjin për qasje të lirë në informatat me karakter publik në vitin 2006, ndërsa korniza ligjore ishte e avancuar me ndryshimet e ligjit në vitin 2010. Pavarsisht nga zhvillimi premtues i kornizës ligjore, shpesh është vështirë të vlerësohet dhe të dihet se sa në fakt këto ligje korrespondojnë me realitetin dhe sa aplikohen në praksë të njëjtat.

Prandaj, Fondacioni Shoqëri e hapur – Maqedoni në bashkëpunim me partnerët e saj Transparencë Maqedoni, Fondacioni Metamorphosis, Shoqata Maqedonase e avokatëve të rinj, forumi arsimor rinor dhe Civil – qendra për liri, përmes ueb-faqes spinfo.org.mk vë në dispozicion praksën e deritanishme të zbatimit të ligjit në rubrikën Ngjarje, prej ku gjithë të interesuarit mund ti fitojnë të dhënat e disponueshme, të fituara përmes përdorimit të ligjit për qasje të lirë në informatat me karakter publik.

Ueb-faqja www.spinfo.org.mk u mundëson qytetarëve të interesuar të kenë qasje në informatat me karakter publik të cilat janë të publikuara ose të dorëzuara, të inspirohen për llojet e pyetjeve të cilat mund t’ua parashtrojnë autoriteteve si dhe mundësia për parashtrimin e pyetjeve në mënyrë direkte përmes ueb-faqes.

Kjo vegël e re, e cili është në dispozicion onlajn dhe e cila do të mundëson që qytetarët, gazetarët dhe gjithë të interesuarit të njihen me mënyrën se si të dorëzojnë kërkesë për qasje të lirë në informata, poashtu të krahasojnë dhe kundërshtojnë përvojat nga përdorimi i kësaj të drejte,me më shumë se 2.500 raste të krahasuara të disponueshme në ueb faqen. Qytetarët do të kenë mundësi përmes kesaj vegle të nxjerrin në pah dobësitë dhe praktikat e mira të qasjes së lirë.

Fondacioni Metamorphosis i digjitalizoi kërkesat e qytetarëve për qasje të lirë në informatat me karakter publik dhe të njejtat janë në dispozicion në pjesën e Resurseve në ueb-lakcionin e projektit.