Qendra për Promovimin e Shoqërisë Civile (CPCD) në bashkëpunim me partnerët nga Shqipëria, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Gjermania zbaton një projekt rajonal trevjeçar. SMS Facility – Mbështetje për mediat e vogla nga Ballkani Perëndimor. Projekti mbështetet nga Bashkimi Evropian dhe i kushtohet promovimit të lirisë së mediave dhe lirisë së shprehjes në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Qëllimi i projektit është të sigurojë një mjedis dhe strukturë inkurajuese për mediat profesionale dhe të kontribuojë në forcimin e kapaciteteve të mediave lokale, organizatave mediatike dhe gazetarëve për të ushtruar të drejtën e lirisë së shprehjes dhe qasjes në informacion, si dhe për promovimin e pluralizmit mediatik.
Pse është i rëndësishëm SMS Facility?
Në hapësirën e Ballkanit Perëndimor ka një numër të madh mediash të vogla lokale që janë “nën radar” dhe që nuk kanë mbështetje. Një problem që është i pranishëm në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor është mungesa e modeleve të përshtatshme të biznesit për mediat lokale. Small Media Support Facility (SMS Facility) është një strukturë e krijuar “sipas nevojave”, që do të adresojë nevojat urgjente të mediave të vogla, lidhur me sfidat e mjedisit mediatik, çështjet e menaxhimit të brendshëm, duke mbështetur njëkohësisht standardet profesionale për përmbajtje cilësore. Mediat lokale janë veçanërisht të cenueshme dhe të neglizhuara në raport me mediat kombëtare, gjegjësisht shtëpitë e mëdha mediatike. Nga ana tjetër, janë pikërisht mediat e vogla ato që krijojnë përmbajtje mediatike dhe storje veçanërisht interesante nga komunitetet lokale. Prandaj, përmes këtij projekti dëshirojmë të krijojmë një mjedis dhe strukturë të sigurt për zhvillimin e mediave brenda komuniteteve lokale.
Cilat janë aktivitetet dhe rezultatet e planifikuara?
Aktivitetet e projektit janë përpiluar për të siguruar arritjen e rezultateve dhe objektivave të dëshiruara. Nëpërmjet shpërndarjes së dy llojeve të granteve, do të ofrojmë mbështetje dhe do t’i forcojmë mediat e vogla në të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor. Përveç mbështetjes financiare, projekti do të ofrojë edhe mbështetje edukative në formën e tutorialeve, punëtorive, trajnimeve, mbështetjes mentoruese, si dhe qasje në mjetet dhe metodologjitë për vetë-vlerësimin e organizatave. Në këtë mënyrë do të mundësojmë zhvillimin e mediave lokale. Të gjitha aktivitetet do të promovohen përmes mediave dhe kanaleve të komunikimit të partnerëve të projektit.
Ku do të zbatohet projekti dhe sa do të zgjasë?
Projekti do të zbatohet në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Mal të Zi, Kosovë, Maqedoni të Veriut dhe Serbi, në periudhën 08.11.2024 deri më 07.11.2027.