Storje hulumtuese: Kush ua lidh duart gazetarëve dhe si të zgjidhen ato – Masa e paraburgimit?

16.06.2017

Projektet

Qëllimi i projekt është të kontribuojë për rritjen e aftësisë mediatike, nëpërmjet edukimit publik të qytetarëve për atë se çka është gazetaria hulumtuese me analizë të shembujve konkretë në video-format. Nëpërmjet projektit do të gjenerohen përmbajtje të cilat do t’i përfshijnë sfidat me të cilat ballafaqohen gazetarët hulumtues, duke e prezantuar se në çfarë gjendjeje është gazetaria hulumtuese në këtë moment, pse është e tillë dhe si mund të përmirësohet.

Grupi primar i synuar: Qytetarët e RM-së, shikuesit dhe lexuesit e mediave të përfshira dhe publiku i gjerë deri te i cili arrijmë nëpërmjet rrjeteve sociale.

Grupi i dytë i synuar: Institucionet e mbyllura dhe zëdhënësit e tyre, te të cilët veprohet në mënyrë indirekte, duke i potencuar praktikat jodemokratike dhe duke nxitur debat publik për obligimet dhe përgjegjësitë e tyre.

Në afat të gjatë, projekti do të kontribuojë për:
– Hapje më të madhe të burimeve, veçanërisht të institucionve shtetërore dhe të bilbilfryrësve (denoncuesve).
– Ndryshim të kornizave ligjore të cilat ndikojnë në gazetarinë hulumtuese.

 

Projekti është i financuar nga Bashkimi Evropian dhe nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Shkup, nëpërmjet Qendrës për menaxhim me ndryshimet.