Fondacioni Metamorfozis po zbaton programin e dhurimit të softuerit – TechSoup që nga viti 2014, duke mbështetur organizatat e shoqërisë civile në Maqedoninë e Veriut, Kosovë dhe Shqipëri.
Programi ofron një gamë të gjerë produktesh softuerike për organizatat jofitimprurëse dhe bibliotekat publike, të cilëve u kërkohet të paguajnë vetëm një tarifë administrative. Këto donacione janë në dispozicion për organizatat që kanë status jofitimprurës sipas rregullave përkatëse të vendit të tyre (Maqedoni e Veriut, Shqipëri dhe Kosovë).
Deri në qershor të vitit 2019, programi u zbatua në kuadër të platformës Techsoup Balkans, kurse nga korriku e tutje, secili vend (Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Kosova) ka platformën e vet, e të gjitha menaxhohen nga Fondacioni Metamorfozis.
Në periudhën prej vitit 2017 deri në vitin 2020, gjithsej 150 organizata nga këto tre vende u mbështetën me softuer të licencuar, me ç’rast u përpunuan mbi 210 porosi, në vlerë prej 41.600 euro.
Për më shumë informacion mbi programin Techsoup për secilin vend vizitoni ueb-faqet e mëposhtme:
https://www.techsoupnorthmacedonia.org/mk