Rrjeti tematik KOMUNIJA

21.07.2014

Projektet

Rrjeti tematik KOMUNIJA synon të bëhet pikë referimi europianе për analizа teorike dhe diskutim të politikave strategjike për çështjet e reja dhe aktuale në lidhje me domenin publik në mjedisin dixhital – si dhe tema të ngjajshme, duke përfshirë, pa kufizime, forma alternative të licencimit për materiale kreative; qasje të hapur në publikimet shkencore dhe rezultatet hulumtuese; menaxhim me veprat autorët e të cilave janë të panjohur.

Fondacioni Metamorphosis është anëtar themelues i rrjetit tematik KOMUNIJA, i cili përbëhet prej 51 anëtarëve nga Evropa dhe më gjerë (duke përfshirë edhe SHBA-në dhe Brazilin).

KOMUNIJA aktivitetet e veta i filloi më 1 shtator të vitit 2007.