Edukimi për inovacione
“Përdorimi i avancuar i mjeteve të ndryshme të TIK-ut nga mediat, qytetarët dhe aktivistët kontribuon në avancimin e aftësive të tyre që janë të nevojshme në mjedisin në të cilin veprojnë. Përmes një plani të strukturuar dhe ndërveprues edukativ, do të forcohen kapacitetet për të praktikuar gazetarinë e bazuar në të dhëna dhe për një nivel më të lartë të edukimit mediatik.”
Në botën e realitetit fizik, teknologjive, mediave digjitale dhe rrjeteve sociale, qytetarët përballen me një grup të ri sfidash dhe mundësish dhe jetojnë, veprojnë dhe bëjnë zgjedhje si qytetarë digjitalë. Metamorfozis pranon se qytetarët, me gjithë kapacitetet e tyre të shumta, kanë nevojë për arsimim që do t’u ofrojë atyre një sërë shkathtësish thelbësore për t’u përballë me kompetencë me kompleksitetet e jetës moderne.
