Komunikimi i Institucioneve dhe Komunave në Facebook dhe në Faqet e tyre Zyrtare të Internetit gjatë Fushatës Zgjedhore të Zgjedhjeve Lokale të vitit 2025 në Maqedoninë e Veriut

04.02.2026
Download
Downloads: 48

Ky raport i paraqet rezultatet e monitorimit të komunikimit të institucioneve dhe komunave në rrjetet sociale dhe në faqet zyrtare të internetit gjatë periudhës së fushatës zgjedhore të zgjedhjeve lokale të vitit 2025 në Maqedoninë e Veriut. Monitorimi kishte për qëllim të vlerësonte se si institucionet publike komunikuan me qytetarët në njëzet ditët para rrethit të parë të zgjedhjeve lokale, duke u përqendruar në pajtueshmërinë me Kodin Zgjedhor dhe parimin e neutralitetit institucional.

Ky raport kontribuon në një iniciativë më të gjerë që synon vlerësimin e keqpërdorimit të mundshëm të burimeve administrative (KBA). Në kuadër të kësaj iniciative, 70 monitorues të shoqërisë civile nga 10 organizata të shoqërisë civile (OSHC) kryen monitorim në 26 komuna me qëllim të vlerësimit të pranisë së praktikave që përfshijnë përdorimin e detyrës/funksionit, aktiviteteve ose burimeve publike gjatë zgjedhjeve lokale të vitit 2025 në mënyra që mund të ndikojnë në barazinë dhe drejtësinë e garës zgjedhore.[1]

Ky raport i plotëson përpjekjet e lartpërmendura, dhe gjetjet e tij zbulojnë se institucionet publike, si në nivel qendror ashtu edhe në atë lokal, i përdorën shpesh kanalet e tyre zyrtare të komunikimit për qëllime promovuese që ngjanin shumë me mesazhe të fushatës. Gati 60 për qind e përmbajtjes së analizuar në Facebook në 26 komuna dhe 10 institucione qendrore kishte karakter promovues, ndërsa vetëm 40 për qind ishin postime informuese neutrale.

[1] Një Raport Paraprak i aktiviteteve monitoruese të OSHC-ve dhe i përpjekjeve të lidhura me to është në dispozicion në https://electoralsupportprogramme.mk/wp-content/uploads/2025/11/Preliminary-report-MAR-Eng.pdf