Metodologjia për vlerësimin e përputhshmërisë së shërbimeve publike digjitale me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

29.04.2022
Download
Downloads: 251

Një nga aspektet kyçe në futjen e shërbimeve digjitale cilësore nga institucionet është rregullimi i mbrojtjes së përpunimit të të dhënave personale të qytetarëve që i përdorin ato shërbime. Institucione të ndryshme ofrojnë lloje të ndryshme shërbimesh digjitale dhe kanale komunikimi me qytetarët, andaj është e nevojshme gjetja e modeleve të ndryshme të sistemeve për mbrojtjen dhe sigurinë e të dhënave personale.

Metodologjia për vlerësimin e përputhshmërisë së shërbimeve publike digjitale me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale përbëhet nga tre pjesë, edhe atë: 1. përcaktimi i shërbimeve digjitale dhe disponueshmëria e tyre, 2. vlerësimi i transparencës së përpunimit të të dhënave personale dhe 3. vlerësimi i masave të parashikuara teknike dhe organizative për mbrojtjen e të dhënave personale.