Reklamimi politik i sponsorizuar në Facebook dhe Instagram gjatë zgjedhjeve lokale të vitit 2025 në Maqedoninë e Veriut: I dukshëm, por i parregulluar


Fondacioni “Metamorfozis” dhe Rrjeti Kundër Dezinformimit i Ballkanit (ADN-Balkans) përmes një procesi interdisiplinar të konsultimeve të gjera përmes bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë dhe rajonalë, në të cilët bën pjesë edhe konferenca “Së bashku për të Vërtetën: “Qasja e Përfshirjes së Gjithë Shoqërisë për të Mbrojtur Demokracinë” që u mbajt në prill të vitit 2025 në Shkup, përgatiti Dokument qëndrimi në formë Udhërrëfyesi për mbrojtjen e demokracisë nga kërcënimet e informacionit.
Abuzimi sistematik i hapësirës së informacionit përmes fushatave të dezinformimit e rrit erozionin e besimit të publikut, duke çuar në krizë të sistemit demokratik. Ballkani Perëndimor, si një nga rajonet më të cenueshme në Evropë, përballet me sfida serioze në ruajtjen e integritetit të institucioneve dhe proceseve demokratike, për shkak të mungesës së rregulloreve të harmonizuara me standardet evropiane dhe mungesës së veprimeve të koordinuara nga aktorët demokratikë për të ruajtur institucionet demokratike. Për këtë qëllim, Fondacioni “Metamorfozis” dhe Rrjeti Kundër Dezinformimit i Ballkanit (ADN-Balkans) e përgatiti:
Udhërrëfyesin për mbrojtjen e demokracisë nga kërcënimet e informacionit, i cili bazohet në elementet kryesore të mëposhtme:
Implementimi i udhërrëfyesit të këtillë kontribuon për realizimin e prioriteteve afatgjata:
Dokumenti i qëndrimit në formën e një Udhërrëfyesi për mbrojtjen e demokracisë nga kërcënimet e informacionit zgjidhjen e gjen në qasjen e përfshirjes së gjithë shoqërisë, e cila nënkupton veprim të integruar nga të gjithë aktorët shoqërorë për të forcuar rezistencën ndaj manipulimit të informacionit dhe ndikimeve të huaja.
Shoqëritë demokratike në rajonin e Ballkanit mund të zhvillojnë rezistencë efektive ndaj kërcënimeve të informacionit vetëm përmes një qasjeje sistematike, të koordinuar dhe afatgjatë, duke siguruar mbrojtje të së drejtës së qytetarëve për të marrë vendime në bazë të informatave brenda një mjedisi transparent dhe demokratik.