Më 01.11.2019, në shkollën fillore “Kirili dhe Metodi” në fshatin Kuçevisht u mbajt një prezantim dhe punëtori në kuadër të projektit Resurset e hapura arsimore, të cilin e zbaton Fondacioni Metamorfozis. Kjo është punëtoria e dytë e këtillë e zbatuar në kuadër të projektit, përmes të cilës kuadri mësimor njihet me konceptin RHA-ve, dobinë e tyre dhe shembujt ku ato përdoren rregullisht në mësimdhënie. Gjatë punëtorisë, trajnuesit i njoftuan pjesëmarrësit me mënyrat dhe mjetet me të cilat mund të krijojnë resurse të hapura arsimore, dhe si t’i mbrojnë ato me licencat Creative Commons.
![]()
Punëtoria ishte interaktive dhe të gjithë të pranishmit patën mundësinë t’i mbrojnë resurset e tyre arsimore, si dhe të trajnohen për të krijuar resurse të reja që janë të licensuara siç duhet me licencat Creative Commons. Theks i veçantë iu kushtua krijimit të Resurseve të hapura arsimore në gjuhët e komuniteteve pakicë.
![]()
Projekti “Resurset e hapura arsimore” është i mbështetur nga Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni.




