Një senator rus, paradokohësh propozoi dënim drastik me burg prej 15 vjetësh për hakerët që i sulmojnë ueb-faqet e qeverisë.
Propozimi i senatorit Rusllan Gatarov, i cili poashtu është organizator i gurpit rinor në Kremël, pasoi pas sulmit të hakerëve të kryer mbi serverin e Gjyqit Moskovit të Kamovniçevskit, më 21 gusht 2012.
Një grup anonim e mori përgjegjësinë për sulmin e ueb-faqes së gjyqit dhe për publikimin e disa dokumenteve interne të gjyqit më 21 gusht 2012. Grupi, gjoja e ka zëvendësuar edhe tekstin origjinal të faqes fillestare të ueb-faqes së gjyqit me sllogane me të cilat apelohet për lirimin e grupi pank „Pussy Riot“, në ueb-faqen e gjyqit ka publikuar edhe një material muzikor me natyrë homoseksuale me këngëtarin bullgar Аzis, i ka ndryshuar titujt e një pjese të ueb-faqes duke vënë komente tallëse dhe turpëruese dhe ka vendosur njërën nga këngët e „Pussy Riot“ të lëshohet në mënyrë automatike gjatë hapjes së ueb-faqes.
Аksioni i këtij grupi është rezultat i vendimit të gjyqit rus të datës 17 gusht 2012 që t’u shqiptojë dënim me burg prej dy vjetësh tre vajzave të grupit pank „Pussy Riot“, për shkak të “huliganizmit të bazuar në urrejtje fetare”, pasi ato e kënduan këngën “Virgjëresha Mari, na shpëto nga Putini” në Katedralen e Krishtit Shpëtues në Moskë, në shkurt të këtij viti.
Sulmi i hakerëve është vetëm njëri nga reagimet kundër dënimit të këngëtareve. Rasti i këtij grupi shkaktoi protesta të fuqishme nëpër tërë botën, e madje edhe deklarata të shprehjes së shqetësimit nga qeveritë e huaja, si ajo e ministrit britanik për punë të jashtme Alister Bart, i cili shprehu brengë të thellë sa i përket dënimit, duke e quajtur “reagim joporoporcional ndaj shprehjes së bindjes politike “. Amnesty international, vendimin e gjyqit e quajti “sulm brutal mbi lirinë e të shprehurit” në Rusi. “Autoritetet ruse duhet ta anulojnë vendimin e gjyqit dhe t’i lirojnë menjëherë anëtaret e grupit ‘Pussy Riot’, deklaroi Xhon Dalluisen, drejtor i programit të Amnesty international për Evropën dhe Azinë Qendrore.
Në qershor, një letër përkrahjeje për tre gratë, e nënshkruar prej mbi 200 personaliteteve ruse të kulturës – shkrimtarë, muzikantë dhe aktorët të njohur, u publikua në ueb-faqen e radios Eho Moskvi dhe mblodhi rreth 45.000 nënshkrime.
Poashtu në qershor, një grup besimtarësh ortodoksë dërgoi letër të hapur deri ta patriarku Kiril, kryepeshkopi i Kishës ortodokse ruse, duke kërkuar mëshirë për tre gratë e burgosura, ndërsa në gusht, një grup avokatësh publikoi një letër të hapur, ku theksohet se aktivitetet e tre grave nuk mund të kualifikohen si vepër penale dhe se me dënimin e tyre shkilen ligjet ruse.
Pas incidentit me sulmin e hakerëve, Gjyqi Suprem kërkoi nga Komiteti hetues të hapë dosje kriminale për hakimin, ndërsa sipas Larisa Zhukovës, një përfaqësues zyrtar i Departamentit K të ministrisë ruse për punë të brendshmeо, Departamenti është i gatshëm ta hetojë rastin.
- Russia: Senator Wants 15 Years in Prison for Hackers (26.08.2012)
- Hackers allege attack on Khamovnichesky court mail server (21.08.2012)
- Moscow Khamovnichesky Court website resumes work after hackers attack (21.08.2012)
- Court website attacked after Pussy Riot punk band convicted (21.08.2012)
- Russian court jails Pussy Riot for two years (17.08.2012)