EDRI para do kohësh promovoi një broshurë që i shqyrton sfidat për të drejtat autoriale në mjedisin digjital.
Gjatë dymbëdhjetë viteve të kaluara, Bashkimi Evropian ka diskutuar se si të përkrahte, zhvillohet dhe të mbrohet krijimtaria në mjedis digjital. Para dy muajsh, Kolegji i komesarëve e njohu nevojën se të drejtat autoriale duhe “të mbeten të përshtatshme për qëllimin” në ekonominë digjitale.
Deri tani, fokusi ka qenë në zbatimin e normave ekzistuese ligjore, jo vetëm në suaza të sundimit të së drejtës, por edhe sa i përket rregullimit privat nëpërmjet ofruesve (provajderëve) të internetit. Por edhe përkundër të gjitha këtyre përpjekjeve, akoma ka një mungesë të përhapur gjerësisht të respektimit të të drejtave autoriale.
Në broshurë janë shqyrtuar shkaqet për këtë boshllëk të madh që është paraqitur ndërmjet qytetarëve dhe ligjit. Pas hyrjes së shkurtër për logjikën e dhënies së të drejtave të monopolit, broshura i përmend edhe disa shkaqe që çojnë deri te paraqitja e vështirësive në respektimin e ligjit pët të drejtat autoriale, duke filluar nga ,dënimet e tepruara për shkeljen e ligjit, e deri te kufizimet e mbrojtura me ligj të të drejatve të qytetarëve për shfrytëzimine produketeve digjitale që i kanë paguar. Pastaj, ajo fokusohet në ndikimin e ligjeve të rrepta dhe të vjetëruara për të drejtat autoriale mbi bizneset legjitime. Në fund, shqyrtohet spektri i gjerë i masave të tepruara për zbatim të ligjit, të cilat e potencojnë keqësimin e gjendjes sa i përket të drejtave autoriale, që çon në praktika jo të arsyeshme dhe të gabuara.
Shkurtimisht, kjo broshurë paraqet një pasqyrë të thjeshtësuar të vështirësive me të cilat ballafaqohet përkrahja publike e të drejtave autoriale. EDRi shpreson se ajo do të ketë ndikim pozitiv në debatin aktual për nevojën e refromimit të Ligjit për të drejta autoriale dhe përshtatjen e sistemit ekzistues me erën digjitale, duke mundësuar që të realizohet tregu i vetëm digjital, të largohen pengesat aktuale dhe të ketë qasje më të mirë të qytetarëve te kultura e tyre.
- Copyright: challenges of the digital era (02.2013)
- Commission agrees way forward for modernising copyright in the digital economy (5.12.2012)
- Report from the Commission on the application of Directive 2004/48/EC (22.12.2010)
Burimi: ЕDRI-gram „Copyright: challenges of the digital era“ nr. 11.3, 13 shkurt 2013.
