Si të ballafaqoheni me e-mbeturinat
Dhuroni!
Pajisjet e vjetra të cilat nuk i përdorni më, mund t’i dhuroni. Ekzistojnë shumë njerëz që me kënaqësi do t’i pranojnë ato dhe do të vazhdojnë t’i përdorin. Në qoftë se keni pajisje për ta dhuruar mund ta publikoni në ueb-faqen e projektit “Rrjeti ballkanik për përfaqësim gjatë menaxhimit të e-mbeturinave“, në pjesën Ri-shfrytëzimi.
Kthejani prodhuesit ose recikloni
Shumë prodhues ofrojnë mundësi që ta ktheni pajisjen tuaj të vjetër, me qëllim që ata mëtutje ta reciklojnë në mënyrë adekuate. Poashtu, ekzistojnë kompani në Maqedoni që marrin e-mbeturina dhe pastaj i reciklojnë, mirëpo për një gjë të tillë duhet të keni sasi më të mëdha. Në qoftë se keni e-mbeturina të cilat dëshironi t’i largoni, na shkruani për më tepër informata ose kontaktoni ndonjërën nga kompanitë që merren me këtë punë:
Duna Kompjuteri bul. Oktomvriska revollucija nr. 18 lok. 2 1000 Shkup tel. + 389 (0)2 3104 500 faks. + 389 (0)2 3104 530 contact@duna.mk
|
GOKO Kar Pompa e benzinës “ELGO” Vinicë, R. e Maqedonisë mob.: +389 (0)70 708 530 tel.: +389 (0)33 360 140 Ivanov.NBG@googlemail.com
NJU-FLESH |
Gjithsesi, që të kontribuoni që të ketë sa më pak e-mbeturina mund edhe të bleni më pak. Mos e zëvendësoni pajisjen tuaj të vjetër, e cila akoma e kryen funksionin e vet, vetëm për shkak se ka dalur modeli i ri. Mirëpo, kur të vendosni të bleni, blini prodhim i cili është shënuar si ekologjik.
Ministria për mjedis jetësor dhe planifkim hapësinor përgatiti Propozim-ligj për menaxhim me pajisjet elektrike dhe mbeturinat e pajisjeve elektrike dhe elektronike, i cili pritet të hyjë në procedurë parlamentare në vjeshtë, ndërsa të hyjë në fuqi në vitin 2013, me anë të të cilit do të tejkalohet problemi me e-mbeturinat.
Ndaje: