Ipath – platformën e bazuar në softuer të lirë, për bashkëpunim për rastet mjekësore, e shfrytëzojnë së paku 4.000 specialistë të mjekësisë nga e gjithë bota.
Softuerin e shfrytëzojnë, për shembull specialistët gjermanë dhe zviceranë për tumor, për takimet e tyre javore nëpërmjet internetit. Të premten e kaluar në konferencën Medetel në Luksemburg, programuesit e softuerit njoftuan se trajnohen si t’i integrojnë zgjidhjet për video-konferencë të bazuara në softuer të lirë. Ato planifikojnë të shtojnë edhe përkrahje për pajisje mobile dhe telefona të mençur.
Ipath filloi që në vitin 2001, si projekt hulumtues i Katedrës për patologji pranë Universitetit në Bazel. Njëri nga specialistët universitarë filloi ta përdorë softuerin për praktikën e tij në Ishujt Solomone. Në këtë rast vegla për bashkëpunim nëpërmjet largësisë së madhe dukshëm e zvogëloi kohën që nevojitet për diagnostifikimin e problemeve serioze shëndetësore. Në vend që të presë dy javë – për t’i dërguar të dhënat në Brizbejn, Australi, mjeku arriti të marrë këshillë profesionale për vetëm një ose dy ditë.
Prej atëherë, softueri gradualisht depërtonte në spitalet e tjera dhe në organizatat mjekësore, prej të cilave një numër i madh gjenden në Evropë. Kjo vegël u mundëson mjekëve që ta organizojnë bashkëpunimin me kolegët e tyre, duke diskutuar për pacientët dhe rastet në kohë reale. Ipath u mundëson specialistëve në menaxhimin me të dhënat mjekësore, duke i përfshirë skenimet dhe datotekat për rastet. Ata mund të lidhin në mënyrë të drejtpërdrejtë rastet e tyre me PubMed, bazë me të dhëna në internet për hulumtime mjekësore.
Softueri është në dispozicion si shërbim në internet-cloud që nga viti 2010. Me këtë shërbim udhëheq specialisti zviceran për softuer mjekësor Basis Data, i cili ka bashkëpunim të ngushtë me universitetin. “Ky version i shërbimit për internet-cloud ka 4.000 shfrytëzues, ndërsa përdoret për menaxhim me rreth 35.000 raste”, thotë Monika Hubler, e cila punon si administratore për firmën me seli në Bazel. “Ne e dijmë se shumë institute të tjera mjekësire e përdorin versionin e komunitetit për softuer të lirë për t’i kryer instalimet e tyre të pavarura, por për shkak se bëhet fjalë për softuer të lirë, nuk kemi numra të sakta”.
Softueri është i përgatitur në bazë të aplikacioneve të tjera të bazuara në softuer të lirë, siç janë ueb-serveri Apache, sistemet për menaxhim me bazat e të dhënave MySQL ose PostgreSQL, si dhe veglat për redaktimin e fotografive në ImageMagick. Softueri publikohet nën licencën GPLv2.
Burimi: joinup.eu „Open source powers collaboration of medical specialists world-wide“ 18 prill 2013.
