Sipas informatave të mbledhura nga ana e Entit shtetëror për statistikë të Republikës së Maqedonisë në vitet 2010 dhe 2011, përdorimi i softuerit të lirë shënon rritje në sektorin privat (te ndërmarrjet e vogla, të mesme dhe të mëdha) dhe atë publik (te ministritë, agjencitë, ndërmarrjet publike dhe vetëqeverisja lokale).
Në vitin 2010 përdorimi i “sistemit operativ pa pagesë (open sorce) për shembull Linuks” në sektorin privat është 11%, me ç’rast ekziston dallim i konsiderueshëm ndërmjet përdorimit të sistemeve të këtilla te kompanitë e vogla (deri në 50 të punësuar), ku përdorimi është 8,7% dhe te ato të mëdhatë (me mbi 250 të punësuar), ku përdorimi është 28%. Për nga klasa e llojit të veprimtarisë sipas Klasifikimit kombëtar të veprimtarive udhëheqin kompanitë që merren me “Ndërmjetësim financiar” (klasat 65, 66, 67) dhe “Aktivitete afariste” (klasat 70-74). Në këtë raport nuk ekzistojnë të dhëna të veçanta për sektorin e TKI-së.
Në vitin 2011 hulumtimi i Entit shtetëror ishte më i detajuar. Përveç përdorimit të “Sistemit operativ për shembull Linuks” ku sipas të dhënave është shënuar rritje prej 10 përqind (mesatarja është 22,2% për tërë sektorin privat – ndërsa të gjitha grupet sipas madhësisë së subjekteve kanë përqindje përafërisht të njëjtë të përdorimit prej 21-23), në hulumtim ka të dhëna edhe për përdorimin e softuerëve të tjerë të lirë. Kështu, “Softuer për kërkues në internet, për shembull Mozilla Firefox” përdorin 63,3% e kompanive (57,1% e kompanive të vogla, 66,1 e kompanive të mesme dhe 78.6 e kompanive të mëdha), ndërsa “Softuer për zyrë (Office) për shembull Open Office” përdorin 34,6% e kompanive (34,2%, 31,6%, 50,6% përkatësisht). Sipas veprimtarive, përdorimi i “Sistemit operativ Open Source për shembull Linux” është më i madh në pjesën “Informata dhe komunikime”, ku 65,3% e subjekteve përdorin sistem të këtillë operativ, pastaj vijnë “Veprimtaritë financiare” me 51,6% dhe “Sektori për TKI” me 58,1. Më pak subjekte që përdorin sistem të këtillë ka në “Ndërtimtari” – 18,8%.
Në hulumtimin e vitit 2012 për subjektet afariste në R. të Maqedonisë nuk janë mbledhur të dhëna për përdorimin e softuerit të lirë.
Sipas hulumtimit të vitit 2009 në sektorin publik Sistem operativ pa pagesë (“open source”) (për shembull, Linux) kanë përdorur 16.9% e subjekteve. Të ndara në grupe, 33,3% e ministrive e kanë përdorur këtë sistem operativ, ndërsa te subjektet e tjera përdorimi është ndërmjet 13 dhe 16 përqind.
Në vitin 2011 ka rritje prej 8 përqind. Përdorimi i Sistemit operativ, për shembull Linux, është 25%, me ç’rast ka dallim shumë të vogël ndërmjet pushtetit qendror dhe atij lokal. Dallimi shumë i vogël ndërmjet pushtetit lokal dhe atij qendror ekziston edhe në përqindjen e përdorimit të “Softuerit për kërkues në internet, për shembull, Mozilla, Firefox, Chromium”, ku përdorimi prej 91,5 është më i larti prej të gjitha subjekteve në këtë sektor. Përdorimi i “Softuerit për zyrë (Office), për shembull “OpenOffice”, poashtu është i lartë – 63,6% e të gjitha subjekteve e përdorin këtë lloj të softuerit.
Për informata më të detajuara shihni njoftimet zyrtare të Entit shtetëror për statistikë:
http://www.stat.gov.mk/PrethodniSoopstenijaOblast.aspx?id=97&rbrObl=27
http://www.stat.gov.mk/PrethodniSoopstenijaOblast.aspx?id=76&rbrObl=27