Privatësia dhe siguria kibernetike

02.02.2021

Ndërthurja e privatësisë dhe e sigurisë në botën digjitale janë tema që janë gjithnjë aktuale në qarqet e mediave, aktivistëve, organizatave të shoqërisë civile dhe institucioneve. Përmes këtij grupi trajnimesh, Fondacioni Metamorfozis përqendrohet në kategoritë veçanërisht të prekshme në sferën digjitale – fëmijët, nxënësit, adoleshentët, 99% e të cilëve e përdorin internetin çdo ditë. Përveç këtyre grupeve të synuara, organizatat e shoqërisë civile, aktivistët dhe gazetarët shpesh janë të ekspozuar ndaj rreziqeve të sigurisë dhe nevoja për komunikim më të sigurt dhe shkëmbim të të dhënave është me rëndësi thelbësore për ta.