Në letrën e dërguar deri te kryetari i Parlamentit Evropian, Linus Nordberg-u, avokat suedez, programues në Tow dhe përfaqësues i anëtarit të EDRI-t (Аsociacioni për liritë digjitale nga Suedia – Föreningen för digitala fri- och rättigheter – DFRI) kërkon transparencë dhe qartësi të marrëveshjeve për ACTA dhe publikim urgjent dhe të plotë të dokumenteve relevante për publikun.

Nordberg konsideron se Parlamenti Evropian (PE) publikon porosi me kuptim të dyfishtë në lidhje me ACTA-n, duke luajtur “rol aktiv në çështjet për transparencë që kanë të bëjnë me ACTA-n, edhe duke kërkuar publikimin e dokumenteve, por edhe me publikimin e tyre, e poashtu, në disa raste, duke i ruajtur në mënyrë aktive informatat me karakter publik”.

DFRI dëshiron që PE-ja të vazhdojë të tregojë standarde të larta të transparencës, bile edhe pas mbylljes së dosjeve për ACTA-n dhe kërkon publikim të plotë dhe të qartë të të gjitha dokumenteve që kanë të bëjnë me marrëveshjen.

Letra u referohet vërejtjeve të dërguara nga PE-ja deri te Gjykata evropiane e drejtësisë dhe pyetjes së parashtruar nga Gjykata e drejtësia, poashtu e dërguar deri te PE-ja, si dhe dokumenteve të tjera “të cilat nuk i dijmë”.

Kërkesa vjen pas veprimeve të paralajmëruara nga kryetari amerikan Obama në lidhje me marrëveshjen transatlantike për tregti të lirë (TAFTA), iniciativës së përbashkët ligjdhënëse amerikano-evropiane e cila do të mund të ishte edhe një version i ACTA-s, të cilën e refuzoi Parlamenti Evropian në korrik të vitit 2012 me shumicë dërrmuese, pas protestave të mëdha publike. Negociatat rreth TAFTA-s do të fillojnë këtë vit.

“Duke iu falënderuar (ACTA-s), shumica prej nesh në vendet anëtare të Bashkimit Evropian konstatuan se Parlamenti Evropian nuk kishte as vullnet as fuqi t’i njoftojë njerëzit se çka në fakt rrezikohet me atë legjislacion, për shkak se në fund ata do të jenë më të prekurit nga ai”, deklaroi Nordberg për Inquirer.

Burimi: ЕDRI-gram „Total transparency on ACTA and TAFTA documents“ nr. 11.5, 13 mars 2013.