Prej 16 deri më 18 shkurt të vitit 2012, në një precedent befasues, që është edhe i pari i rrezikshëm në Francë, rrjeti social Twitter suspendoi katër llogari të shfrytëzuesve, të cilët publikonin deklarata tallëse për kryetarin francez, Nikolla Sarkozi.

Vetëm dy muaj para zgjedhjeve presidenciale dhe pas krijimit të profilit zyrtar të kryetarit aktual francez më 15 shkurt në këtë rrjet, censura e qartë e zbatuar nga Twitter-i pas kërkesës së ekipit të Sarkozisë (së paku për njërin prej profileve gjoja të rrejshme) dhe partisë së Sarkozisë (Unioni për Lëvizjen Popullore) është jashtëzakonisht brengosëse. Përgjigjet e kompanisë në lidhje me arsyet janë të paqarta dhe janë në kundërshtim me kushtet specifike të platformës, praktikat e saja sa i përket këtyre profileve, si dhe me ligjet për mbrojtjen e pluralizmit të të shprehurit në internet që janë në fuqi në Francë.

Një ditë pas krijimit të profilit zyrtar të Sarkozisë që është përgatitur për zgjedhjet e ardhshme presidenciale, Twitter-i e censuroi profilin @_nicolassarkozy, një profil-parodi që ekziston që nga shtatori i vitit 2010. Sipas Twitter-it, profili e ka shkelur politikën e Twitter-it për pengimin e prezantimit të rrjeshëm: “Kemi marrë informatë valide se profili juaj @_NicolasSarkozy është pjesë e prezantimit të rrejshëm joparodik. Edhe pse Twitter-i beson fuqishëm në lirinë e të shprehurit, prezantimi i rrejshëm i cili çon në konfuzion, huton ose mashtron është në kundërshtim me rregullat e Twitter-it”.

Megjithatë, sipas arkivave, profili i ka respektuar në tërësi kushtet e marrëveshjes me platformën, si dhe kërkesën që llogaria parodike ose me karikaturë duhet ta përfshijë natyrën e parodisë te titulli. Gjithashtu kishte edhe njoftim me të cilin sqarohej se është profil-parodi. Twitter-i poashtu mund ta dijë se ndonjë profil a ka karakter të parodisë ose të karikaturës në bazë të biografisë dhe përmbajtjeve të tij.

Interneti pa kufinj (“Internet without borders”) njoftoi se tre profilet e tjera të supsenduara e kanë kritikuar ose e kanë përqeshur fushatën e Sarkozisë, por këtë nuk e kanë bërë duke i shkelur rregullat e Twitter-it. “Këto profile nuk e kanë shfrytëzuar emrin e Nikolla Sarkozisë, por e kanë kritikuar ose e kanë përqeshur fushatën e tij. Për Internetin pa kufinj, kjo është censurë e papranueshme me të cilën shkilen të njëjtat kushtet specifike për shfrytëzim të Twitter-it me të cilat shfrytëzuesit të Twitter-it i jepet e drejta mbi përmbajtjen e tij”, njoftoi grupi.

Përveç kësaj, rasti me këto profile franceze nuk është i vetmi, për shkak se Twitter-i nuk ka ndërmarrë masa të tilla kundër profileve të ngjashme për përqeshje të politikanëve të tjerë francezë.

Arsye tjetër për brengosje është ajo se Twitter-i në procedurat e tij nuk jep mundësi që shfrytëzuesi i profilit të mbrohet nga vendimi për suspendim.

Burimi: ЕDRI-gram „Twitter censors unfavourable Sarkozy accounts“ nr. 10.4, 29 shkurt 2012.